Edhe PDK kërkon dorëheqjen e dy ministrave: Arlindën nuk e kthejmë, por dështimet s’mund të kalojnë
Autori: Gazeta inFokus
15:12 | 30 October 2026
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas dështimeve institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Kabashi-Ramaj, në një konferencë për media, ka theksuar se ministrja Gërvalla-Schwarz, ndonëse ka pranuar dështimet institucionale në këtë rast, ka shmangur përgjegjësinë politike që i takon si ministre dhe si Koordinatore Kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.
“Kërkesa jonë është e qartë: dorëheqje të ministrave përgjegjës, hetim të plotë të çdo dështimi dhe veprim urgjent për mbrojtjen e jetës. Sepse Arlinda e pagoi me jetë dështimin e mbrojtjes. Asnjë funksion, asnjë post dhe asnjë pushtet politik nuk vlen më shumë se jeta e një qytetareje të Republikës së Kosovës”, tha Kabashi-Ramaj
Ajo i ka bërë thirrje edhe kryeministrit Albin Kurti që të kërkojë dorëheqjen e këtyre dy ministrave, ndërsa në rast refuzimi, t’i shkarkojë ata.
“Ndarja e pushteteve nuk është ndarje nga përgjegjësia! Koordinimi nuk është titull ceremonial. Është përgjegjësi për të identifikuar mangësitë, për të kërkuar veprim dhe për të siguruar që mekanizmat e mbrojtjes të funksionojnë”, tha ajo.
Po ashtu, deputetja ka paralajmëruar angazhim për zbardhjen e plotë të përgjegjësive institucionale përmes komisionit hetimor për këtë rast.
“Arlindën nuk mund ta kthejmë. Por kemi një detyrim ndaj saj, ndaj familjes së saj dhe ndaj çdo gruaje e vajze në Republikën e Kosovës. Që vdekja e saj të mos përfundojë si një tjetër raport në arkivat e institucioneve”.
“Arlinda nuk kërkoi privilegj. Kërkoi atë që Kushtetuta dhe ligjet ia garantojnë çdo qytetari: mbrojtjen e jetës dhe sigurinë. Prandaj, sot kërkojmë përgjigje: Kush e dinte? Kur e dinte? Kush kishte detyrimin të vepronte? Dhe pse nuk veproi?”, shtoi ajo.
Kabashi-Ramaj tha se dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk mund ta amnistojë ministrin Xhelal Sveçla nga dështimet e njëpasnjëshme në këtë institucion.
“Gazmend Hoxha ka përgjegjësinë e vet. Ajo duhet të shqyrtohet deri në fund. Por drejtori i Policisë nuk mund të bëhet kurban i frikës së ministrit të tij për t’u përballur me përgjegjësinë politike. Nëse ministri e konsideron dorëheqjen të arsyeshme për drejtuesin e Policisë, duhet t’u shpjegojë qytetarëve pse përgjegjësia ndalet pikërisht te dera e zyrës së tij. Ministri nuk është penalisht përgjegjës për çdo veprim të një zyrtari policor. Por është politikisht përgjegjës për politikat, kushtet dhe drejtimin institucional në fushën që e udhëheqë”, theksoi deputetja e PDK-së.
Si shembull të keqmenaxhimit, ajo përmendi edhe anulimin e ceremonisë së diplomimit të 300 policëve të rinj për shkak të mungesës së uniformave.
“Nuk mund t’i marrësh meritat për sukseset dhe t’ua lësh vartësve të gjithë përgjegjësinë për dështimet!”, deklaroi ajo.
Sipas deputetes së PDK-së, shteti nuk mund të pretendojë se është i sigurt, i drejtë dhe demokratik, nëse gratë dhe vajzat nuk janë të sigurta në shtëpitë e tyre, në komunitetet e tyre dhe as kur kërkojnë ndihmën e institucioneve.
“Sepse diksh duhet ta japë sinjalin se mjaft është mjaft! Mjaft me arsyetime pas tragjedive! Mjaft me raporte që identifikojnë dështime, por nuk sjellin përgjegjësi! Mjaft me institucione që reagojnë vetëm pasi një grua ka humbur jetën!”, tha ajo

T� tjera
-
Zgjedhjet në Shqipëri më 9 maj 2027, Presidenti dekreton datën e votimit
Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve...
-
Rama flet pas intervistimit: Jemi transparentë, kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në Pr...
-
Përparim Rama del nga Prokuroria Speciale pas gati dy orësh intervistim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë nga Prokuroria Speciale pas gat...
-
Prokuroria: Përparim Rama u intervistua si i dyshuar për korrupsion në rastin e “Artitektit te Qytetit”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Prish...
-
Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha
Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Llad...
-
Inspektorati mbyll shtatë biznese në veri, shqipton shtatë gjoba për shkelje ligjore
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka mbyllë shtatë biznese ...
-
Hapet konkursi për specializim nga Ministria e Shëndetësisë, 313 vende të lira
Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkursin për shkollim specialistik për 313...
-
KPK publikon arsyet e suspendimit të prokurores Nallbani-Gacaferri: Ishte në dijeni për kërcënimin ndaj Arlinda Zekajt
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar arsyetimin e vendimit për s...
-
Pejë, protestuesit lyejnë me ngjyrë të kuqe këpucët e policisë
Këpucët e zyrtarëve policorë janë lyer me ngjyrë të kuqe gjatë protestës që p...
-
“Arjeta, mos u sill okolla, propaganda juaj ka ra”, Kadrijaj i reagon deputetes së VV-së
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deputetes së Vetëvendosj...
-
Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 19 ankesa
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka ...
-
“A jeni lodhë?” – Mitrovica proteston para stacionit policor kundër vrasjes së grave
Protestuesit në Mitrovicë janë mbledhur para stacionit policor për të kundërs...































