Fokus

Drejtori i ri i zgjedhur në KEK del të jetë financues i Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 26 Maj 2025

Gazeta Infokus ka raportuar më herët gjatë ditës se Ylber Batalli është përzgjedhur nga Bordi i KEK-ut me pikët maksimale për pozitën e Drejtorit Menaxhues të kësaj ndërmarrjeje publike.

Emri i tij pritet të bëhet publik vetëm pas përfundimit të afatit ligjor për ankesa.

Por, hetimet e mëtejme të Gazetës Infokus kanë zbuluar se Ylber Batalli ka qenë financues i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2019. Sipas të dhënave zyrtare, ai figuron në listën e donatorëve të Vetëvendosjes, ku ka kontribuar me shumën prej 100 eurosh, dhe renditet ndër 20 financuesit e parë të publikuar atëkohë nga kjo parti.

-Advertisement-

Kjo e dhënë hedh dritë mbi një lidhje të mëhershme të Batallit me subjektin politik të kryeministrit Albin Kurti, ndonëse nuk ka pasur ndonjë deklarim publik apo përfshirje direkte të tij në strukturat partiake.

Emërimi i tij në krye të KEK-ut, një ndërmarrje që kohëve të fundit ka qenë në epiqendër të skandaleve të dyshuara korruptive, tani merr një tjetër dimension, duke shtuar pyetje për procesin e përzgjedhjes dhe ndikimin politik të mundshëm në këtë vendim./GazetaInfokus

Ekskluzive: Ish-drejtori i KEDS/KESCO, Ylber Batalli emërohet drejtor i ri i KEK-ut

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy