Ekskluzive: Ish-drejtori i KEDS/KESCO, Ylber Batalli emërohet drejtor i ri i KEK-ut
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 26 Maj 2025
Gazeta Infokus ka mësuar nga burime të sigurta brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) se Ylber Batalli është zgjedhur drejtor i ri i kësaj ndërmarrjeje.
Bordi i KEK-ut e ka vlerësuar Batallin me pikët maksimale gjatë procesit të përzgjedhjes, mirëpo emri i tij ende nuk është shpallur publikisht për shkak të afatit ligjor për ankesa.
Ylber Batalli është emër i njohur në sektor, pasi ka një përvojë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse në sektorin energjetik, si brenda Kosovës ashtu edhe në skenën ndërkombëtare. Ai ka shërbyer si drejtor i Zyrës Ligjore dhe më pas si Sekretar në kompaninë e shpërndarjes dhe furnizimit me energji KEDS/KESCO, nga viti 2013 deri në vitin 2016. Para privatizimit të sektorit të shpërndarjes, ai ka qenë i punësuar në KEK në pozita të larta menaxheriale, si dhe ka pasur angazhime në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke përfaqësuar njohuri të plota të arkitekturës institucionale të sektorit të energjisë.
Aktualisht, Ylber Batalli është Legal Energy Professional në kompaninë amerikane Tetra Tech International Development Services, pozitë të cilën e mban që nga gushti i vitit 2016. Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Infokus, ai është ende i angazhuar në këtë funksion dhe aktualisht punon në Ukrainë si ekspert ndërkombëtar në kuadër të një projekti për reformimin dhe komercializimin e sektorit energjetik.
Në aspektin akademik, Batalli ka kryer studimet për LLM në Ligjin dhe Politikat e Energjisë (Energy Law and Policy) në University of Dundee, në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të qendrës prestigjioze CEPMLP – Center for Energy, Petroleum and Mineral Law and Policy, informata këto që i ka të publikuara.
KEK-u – epiqendra e aferave multimilionëshe të korrupsionit nën qeverisjen Kurti
Emërimi i drejtorit të ri vjen pas një periudhe të gjatë dyshimesh dhe aferash në KEK, që kulmuan me arrestimin e ish-drejtorit Nagip Krasniqi në mars të vitit 2023, për dyshime të rënda për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, Krasniqi akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikt interesi, ushtrim ndikimi dhe kurdisje të tenderëve.
Që nga arrestimi i tij, KEK-u ka funksionuar në mënyrë të përkohshme me ushtrues detyre, me disa ndërrime të njëpasnjëshme në krye të menaxhmentit. Me dhjetëra skandale janë publikuar në media, përfshirë edhe atë me mesazhe, ku u zbulua se ekzistonte një grup në WhatsApp, ku koordinoheshin aktivitetet e prokurimit dhe tregtimit të energjisë elektrike. Në atë grup ishin të përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti, personi jozyrtar Dejona Mihali dhe ministrja Artane Rizvanolli.
Korporata Energjetike e Kosovës është ndërmarrja publike më e përfshirë në dyshime për keqpërdorime multimilionëshe gjatë mandatit të qeverisë Kurti, përfshirë tenderë të dyshimtë, shkelje të procedurave ligjore dhe favorizime në kontrata publike. Afera të shumta janë trajtuar nga mediat dhe organet e drejtësisë, ndërkohë që vetë qeveria ka shmangur përgjegjësinë për gjendjen e rënduar në këtë sektor strategjik.
Dyshime të shumta lidhen me mafinë energjetike dhe skema të paimagjinueshme, sikurse rasti i zhvatjes së miliona eurove vetëm përmes linjës së transportit të energjisë elektrike, nga një kompani e quajtur NOA, e cila ishte themeluar pas ardhjes në pushtet të LVV-së dhe që për vetëm katër vite u ngrit në mesin e 10 kompanive me qarkullimin më të madh financiar në Kosovë.
Ndryshimet e shpeshta në KEK që nga viti 2019
Nga viti 2019 deri më tani, në KEK janë ndërruar një numër i madh kryeshefash ekzekutivë, duke përfshirë edhe disa që kanë qenë ushtrues detyre. Kjo edhe si pasojë e dyshimeve të shumta për afera korruptive. Fillimisht, pas ndryshimit të pushtetit, në krye të ndërmarrjes u emërua si ushtrues detyre e më pas si i zgjedhur Luigj Imeri; pas tij Përparim Kabashi, Nagip Krasniqi, Bekir Gërguri, si dhe disa emra të tjerë krejtësisht anonimë dhe me background të dobët profesional, të zgjedhur vetëm pse ishin të afërt me partinë në pushtet.
Ndërsa i zgjedhuri i tanishëm, Ylber Batalli, të paktën jozyrtarisht, nuk ka lidhje të afërta partiake dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie politike. Po ashtu, nga informacionet e marra, nuk rezulton të jetë i përfshirë në ndonjë aferë korruptive.
Batalli njihet si profesionist i sektorit energjetik dhe ka qenë i angazhuar edhe si ideator dhe hartues profesional i disa projekteve private të kompanive vendore për prodhimin e energjisë solare./GazetaInfokus

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































