Takimi Kurti – Vuciq, a do të ketë marrëveshje në Ohër?
Autori: Elvira Haxhiu 09:33 | 18 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të dialogut tash e disavjeçar mes dy vendeve fqinje.
Krerët e dy vendeve fillimisht do të takohen veç e veç me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Si në takimin e 27 shkurtit edhe në takimin e sotëm në qendër të diskutimi do te jetë propozimi evropian i cili përmban 11 nene, e për të cilin palët nuk ranë dakord në muajin e kaluar në Bruksel, gjë që solli edhe takimin e Ohrit, shkruan Gazeta Infokus.
Agron Hoti, njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, beson se palët sot do të dakordohen për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian, kjo pasi sipas tij është bërë investim i madh në këtë drejtim.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Hoti thotë se në rast se ndodhë e kundërta dhe propozimi evropian nuk nënshkruhet, atëherë pala refuzuese do të përballet me pasoja ndërkombëtare.
“Në qoftë se nuk do të nënshkruhet, atëherë pala refuzuese do të përballet me pasoja ndërkombëtare siç do të jenë izolimi, reduktimi apo ngrirja e fondeve të BE-së dhe pse jo edhe të SHBA-së e deri te tensionet e brendshme për ndërrime pushtetesh qofshin ato në Kosovë apo edhe në Serbi”, deklaroi Hoti.
Mirëpo, çka do të përfitojë Kosova me pranimin e propozimit të BE-së?
Sipas njohësit të çështjeve të integrimeve evropiane, me pranimin e këtij propozimi Kosova do të zhbllokohet ndërkombëtarisht, do të dalë nga gracka ku e ka futur Rusia e Serbia dhe e ka bërë të duket si palë destruktive në dialog.
“Edhe Serbia përmes kësaj marrëveshjeje do të marrë kurs perëndimor, sepse do ta nënshkruajë një marrëveshje pa e pasur Moskën anash si mbështetëse të drejtpërdrejtë në bisedime. Një zhbllokim i status-quosë aktuale sipas kushteve perëndimore sigurisht që do të thotë më pak ndikim rus e më shumë integrim transatlantik si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Çdo vazhdim i status-quosë do të thotë fitore ruse dhe vazhdim i tensioneve në Ballkan Perëndimor”, ka thënë Hoti për Infokus.
Derisa lidhur me formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, Agron Hoti thotë se Serbia po e përdor asociacion si instrument për të arritur qëllimin e saj i cili është bllokimi i integrimit të mëtutjeshëm të Kosovës.
“Serbisë, i intereson refuzimi si i tillë i Kosovës për Asociacionin, sepse përmes refuzimit Kosova vazhdonte dhe ende vazhdon të ngelet e bllokuar dhe të duket si pala destruktive. Qëllimi i Serbisë është që Kosova të ngelet e bllokuar, e kërkesa për themelim të Asociacionit është instrumenti perfekt i saj për ta vazhduar status-quonë dhe për ta lënë Kosovën të bllokuar. Prandaj, Kosova nuk guxon të mbetet në këtë kurth të Serbisë”, shtoi tutje njohësi i integrimeve evropiane.
Kujtojë se në vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011./Gazeta Infokus/
Deputeti gjerman: Kurti duhet të zbatojë Asociacionin, është marrëveshje e nënshkruar
Të tjera
-
Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Mentor Latifin, ambasador të...
-
Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit. ...
-
ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurth...
-
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Minis...
-
Vde kje e dyshimtë në Dragash
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash, shkruan Gaz...
-
Plag osja në Lupç: Tre persona ende në QKUK, konfiskohen vetura dhe fish ekë
Pesë persona janë arrestuar të mërkurën nga policia në fshatin Lupç të Poduje...
-
OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vite...
-
AAK shënon 24 vjetorin e themelimit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u ...
-
Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 12:00 merr pjesë në Akademinë...
-
Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës
Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, de...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë me ...
-
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në nderim të Ilaz Kodrës
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne. Kjo seancë do t’i ku...