Zhvillimi ekonomik drejt Evropës Lindore
Autori: Agron Hoti 13:18 | 21 February 2023
BE është produkt 100% i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Për ta bërë BE-në, SHBA ndërtoi pikë së pari Gjermaninë Perëndimore dhe shtetet përreth saj. Kurse BRSS ndërtoi Gjermaninë Lindore. Gjermania Perëndimore falë ndihmës së SHBA-së u bë mrekullia zhvillimore e Evropës Perëndimore dhe tërë botës, ndërkohë që Gjermania Lindore stagnoi në zhvillim siç stagnuan edhe të gjitha vendet komuniste në glob. Ishte pikërisht ky zhvillim i Gjermanisë Perëndimore që rrëzoi komunizmin në Gjermani Lindore dhe në tërë botën, kjo sepse dallimet e mëdha në zhvillim ekonomik mes dy Gjermanive vëreheshin sapo kaloje kufirin nga Gjermania Perëndimore në atë Lindore. Vetë fakti që qytetarët e Gjermanisë Lindore sapo ra “Perdja e Hekurt” vërshuan drejt asaj Perëndimore, e tregon më së miri fitoren e modelit zhvillimor të SHBA-së kundrejt BRSS-së.
Kuptohet përshpejtues të rënies e BRSS-së dhe vetë komunizmit ishte humbja e luftës nga BRSS në Afganistan 1979-1989, me përfundimin e së cilës përfundimisht u shpërbë BRSS. Evropa Lindore u fut nën ombrellën e BE-së dhe NATO-s. Ndërkohë, përpjekjet e Rusisë nga 2000-2022 për ta rikthyer lavdinë e saj drejt Evropës rezultuan me rezistencën aktuale ushtarake që po vazhdon në Ukrainën e mbështetur fuqishëm nga SHBA me aleatët e saj. Ishte pikërisht kjo përpjekje e Rusisë për ta ri-shtrirë ndikimin e saj në Evropë ajo që e detyroi Britaninë e Madhe të dilte nga BE, pra të dilte nga rregullat e Brukselit, i cili deri në shkurt 2022 po kontrollohej dhe orientohej nga Moska.
Ashtu siç SHBA përmes ndërtimit dhe zhvillimit të Gjermanisë Perëndimore po synonte ta fitonte rendin e ri ndërkombëtar, njëjtë tanimë përqendrimin e ka orientuar drejt Polonisë dhe Ukrainës, në mënyrë që kur qytetarët rusë ta shohin ndërtimin dhe zhvillimin e Ukrainës pashmangshëm t’a rrisin aktivizmin e tyre qytetar për ta shtyrë Rusinë drejt demokratizimit të saj. Prandaj, qendra gravitacionale e zhvillimit të ardhshëm në Evropë do të jetë Polonia dhe Ukraina të orientuara nga SHBA e Britania e jo kah Franca e Gjermania. Nëse qendra gravitacionale e zhvillimit të Evropës nga 1945-1990 ishte e përqendruar në dualizmin gjermano-francez, ajo do të zhvendoset në Poloni dhe Ukrainë.
Hyrja e SHBA-së tanimë edhe me baza të saj ushtarake në Poloni dhe me mbështetje të fuqishme në Ukrainë tregon për interesin amerikan për të parandaluar çfarëdo aleance të mundshme evropiano-ruse. Është pikërisht kjo arsyeja e futjes në Poloni dhe Ukrainë nga SHBA dhe Britania e Madhe si mur ndarës mes Evropës Kontinentale dhe Rusisë. Një Poloni dhe Ukrainë e fuqishme përpos që i rri përballë Rusisë, ato së bashku me Turqinë, Ballkanin dhe Kaukazin të marra së bashku i ruajnë interesat e SHBA-së në Pellgun e Detit të Zi, ku ndikimi i Rusisë do të shkojë duke u zbehur.
Të njëjtin model të Gjermanive, SHBA është duke u zbatuar në Gadishullin e ndarë Korean në Azi Lindore. Për ta mbajtur Kinën sa më larg rrugëve detare mes Japonisë dhe Gadishullit Korean, SHBA ishte e detyruar që ta ndante Gadishullin Korean: Koreja Jugore është ndërtuar nga SHBA, kurse Koreja Veriore nga Kina. Edhe këtu – sikurse në Gjermani – dallimet e mëdha në zhvillim ekonomik vërehen sapo të kalosh kufirin nga Koreja Jugore në atë Veriore. Koreja Jugore është ndër ekonomitë më të forta në glob, ndërkohë që ajo Veriore s’është askund. Në momentin kur konstelacionet ndërkombëtare do të ndërrojnë, atëherë SHBA do të mundësojë bashkimin e dy Koreve sipas kushteve të saj. E me bashkimin e Gadishullit Korean sigurisht që qytetarët e Koresë Veriore do të vërshojnë drejt asaj Jugore për të siguruar një jetë më të mirë.
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...