NDIKIMI I TEKNOLOGJISË NË SHËNDETIN MENDOR
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/03/DG1.png)
Autori: Gazeta inFokus
21:03 | 17 March 2024
Shkruan: Doruntina Grulaj
Kur kemi parasysh psikologët mund të themi se ata janë udhëheqësit e shpirtit dhe ndihmëtarët e mendjes. Ata ndihmojnë njerëzit të gjejnë kuptimin, të zgjidhin sfidat dhe të rriten në mënyrë të shëndetshme karshi gjithë zhvillimeve dhe ngjyrave jetësore.
Shëndeti mendor vërtet është një temë tejet e rëndësishme dhe ka ndikim në jetën tonë të përditshme. Megjithatë edhe teknologjia sa ndikon për mirë aq edhe për keq andaj duhet pasur shumë kujdes se si ti qasemi asaj dhe anëve që sjell ajo pozitive ashtu edhe negative, pasi shëndeti mendor dhe teknologjia janë dy fusha që lidhen dhe ndikojnë njëra tek tjetra.
Pas pandemisë të gjithë jemi koshient që ka ndryshuar pothuajse gjithçka dhe teknologjia filloj të bëhej shumë më e dëmshme për njeriun, thelloj krizën e shëndetit mendor, duke dobësuar të pamurit, duke çrregulluar gjumin, dhe duke shtuar izolimin e njerëzve. Ndikimi i teknologjisë në shëndetin mendor mund të përfshijë shkaqet e stresit, ankthin, depresionin, ndjenjën e lumturisë, varësinë në rrjetet sociale, shton numrin e vetëvrasjeve, shton ndjenjën e xhelozisë ndaj personave të tjerë dhe nxit shumë pakënaqësi, sepse shumë njerëz besojnë se jeta reale gjendet në rrjete sociale, gjë që asbolut nuk qëndron.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se teknologjia ka ndikim të thellë në aspektin jetësor. Ajo ka sjellë shumë ndryshime pozitive në mënyrën e jetës si jetojmë dhe si punojmë. Vlen të theksohen disa lehtësira si: komunikimi, informacioni, punësimi, shëndetësia, por edhe zbavitja me lojëra të ndryshme, gjithashtu filma, muzika etj.
Duhet ta pranojmë se jemi duke jetuar në një epokë të jetës që ka shumë habi dhe të papritura, jemi duke parë që bota po shkon drejt një kaosi global, jemi në kriza globale, luftëra, sëmundjeve, ndryshime klimatike, dhe në anën tjetër kemi edhe teknologjinë, e cila po avancon me ritme të shpejta duke bërë jetën tonë sa të lehtë po aq me dilema të frikshme.
Është shumë interesant të shohim se si do zhvillohet teknologjia në të ardhmen e afërt, njëkohësisht është prezente edhe ndjenja e skepticizmit nga ekspertët e fushave të ndryshme se vitet 2024-2025 dhe vitet në vijim do të jenë me zhvillime të paimagjinueshme nga njeriu por, ajo që duhet të theksojmë është se këto i bën vet mendja e njeriut. Duke filluar nga inteligjenca artificiale, veturat me sistem vetë-drejtues, teknologjia biometrike e shumë gjana, inovacione tjera.
Kur shohim anën pozitive të teknologjisë vlen të cekim se teknologjia na ndihmon të qëndrojmë të lidhur me familjen dhe miqtë, gjithashtu të kemi qasje me botën, informacionet, të gjejmë burime të shëndetshme për organizmin tonë, kurse anët e errëta janë: kontakti i mangët fizik, prostitucioni përmes aplikacioneve virtuale, trafikimi i qenieve njerëzore, pornografia, mungesa e aktivitetit fizik, humbja e kohës së lirë, mosruajtja e privatësisë dhe e sigurisë etj. Andaj gjithmonë duhet të jemi vigjilent të mbajmë balancën dhe të përdorim me kujdes dhe vetëdije teknologjinë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/434178109_945523566832917_4716854862130287286_n.png)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...