Opinione

Rendi i Ri i Botës Teknologjike dhe Mundësitë që Vende si India apo edhe Kosova të Përfitojnë

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 23 April 2024
Shkruan: Shenoll Muharremi
Si u bë Microsoft kompania më e vlefshme në botë? Këto produktet e AI që i prezentova këto ditë ishin të vendosura në could të Microsoftit, janë me pagesa mujore!
Azure quhet shërbimi i Microsoftit, një platfrom could por së fundmi e pasuruar edhe me algoritme. Azure është lancuar dikund në vitin 2010 si shërbim dhe diku rreth 80% të kompanive Fortune 500 përdorin shërbimet could të Azure.
Prej se Microsoft investoj 10 miliardë dollarë tek OpenAI, ajo u forcua dhe fokusua edhe tek AI Gjenerativ. E kur ja shton Could Shërbimit edhe Algoritmat e OpenAI, atëherë ke krijuar ndoshta biznesin apo infrastrukturën biznesore më të fuqishëm në botë aktualisht.
Sot Reuters lajmëroj që Microsoft ka nënshkruar një kontratë me Coca-Cola. Kontrata parashef, mes tjerash, që Cola Cola me i përdorë për pesë vite shërbimin cloud dhe kapacitetet gjeneruese të AI të Microsoftit. Kjo kontratë kishte një vlerë 1.1 miliardë dollarë!
E e gjithë kjo lidhet edhe me akcesin në mikroprocesorët e NVIDIA. Kjo kompani u rrit në qiellë sepse të gjithë gjigantët e teknologjisë filluan të bëjnë porosi me qindra mijëra mikrocipë. Këto gjigant si Microsoft, Amazon, Google, Tesla etj.. nuk i lejuan thujase askujt tjetër të blejnë këto procesorë. I patën miliardat dhe e bënë porosinë tek NVIDIA.
E tash kur Microsoft po kontrollin infrastrukturën e cloud dhe mikrocipëve të AI, po kontrollon edhe bizneset dhe botën. Tash bizneset tjera, sikurse rasti me Coca Cola detyrohen të blejnë shërbimet nga Microsoft. Edhe vet u detyrova të blej Azure për të i zhvilluar ato dy projekte të vogla AI (AI Doktori, AI Jeta).
Ka vetëm edhe një segment tjetër që po ju mungon kompanive të mëdha për me kompletu trekëndëshin magjik të së ardhmës: DATA. Datacenters apo qendrat e të dhënave janë hallka e fundit në këtë biznes të ri që po pushton botën sikur vullkan. E sot pashë që njëra nga këto gjidantët kishte investuar 600 milion dollarë tek një kompani e Data në Holandë.
Përshtypja ime është që ky elementi i DATA do të zhvillohet vitet e ardhshme në Azi, më saktësisht në Indi. India po rritet dhe po kërkon identitetin e saj në botë. Mund të jenë saktësisht DATA aty ku India do të krijoj avantazhin e vet ndaj botës. Me shumë gjasë edhe ka ekosistemin më të përshtatshëm.
E kush kontrollon këto tri elemente: Mikrocipët, Cloud dhe Data … do të kontrolloj botën dhe ekonomitë e bizneset. Saktësisht sikur kjo kontratë që sot firmosën Microsoft me Coca Cola do të firmosin edhe mijëra kompani tjere me njërën nga kompanitë që kanë ndërtuar infrastrukturën AI (cloud dhe algoritmet).
Nëse në këto dy resurse nuk ke mundësi të profilizohesh, atëherë mund të jetë data aty ku mund të kesh gjasa. Jo vetëm India, por edhe vendet si Kosova të cilat nuk kanë ndonjë resurs tjetër zhvillimor mund të përfitojnë nga ky trend. Gjenerimi i dataseteve nuk kërkon shumë. Të duhet njohuri analitike që tashmë algoritmet po na asistojnë dhe futje të të dhënave në formate speficike.
Mesiguri që resursi më i rëndësishëm në botë nuk do të jetë ari… e as dollari. As bitcoin nuk do të jetë. Sipas të gjitha gjasave, do të jenë të dhënat apo DATA ato që do formësojnë resursin më të rënëdishëm. Kjo për shkak se Algoritmet dhe Cloud pa DATA nuk vlenë asgjë! E këtë model tashmë po e quajmë AI Ekonomia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera