Opinione

Edukimi i të rinjve sot

Autori: Doruntina Grulaj 19:16 | 08 June 2024

Shkruan: Doruntina Grulaj

Të jemi real sot shkaku i mos përkushtimit të prindërve ndaj fëmijëve të tyre, nga përdorimi i tepruar i teknologjisë ata janë më të vetmuar, më agresiv, më të nervozuar, reagojnë pa takt, nuk arrijnë të pavarësohen dhe duhet shumë kujdes ndaj tyre, sepse ata krijojnë konflikte pa arsye dhe prishin raportet me familjarët dhe rrethin e tyre shoqëror.

Është mjaft shqetësues fakti që moshat çdoherë e më të reja janë përdorues të lëndëve narkotike, janë dhunues, sado që janë të lexueshëm në media virtuale ata nuk shfletojnë libra arsimor edukues. Të rinjtë sot nuk kanë vetëkontroll, nuk janë empatik, nuk dëgjojnë kur dikush u flet, kalojnë në ofendim shumë shpejtë dhe kur kanë faj këmbëngulin në të keqen që kanë bërë duke thelluar konfliktin me të tjerët, pa ndjenjë pendese se kanë bërë një veprim të ulët dhe aspak njerëzor, përkundrazi ndihen heronj për të këqijat që bëjnë.

-Advertisement-

Edukimi i të rinjve vazhdon e mohohet nga një pjesë e vet prindërve duke thënë se ata nuk e kanë edukuar në atë mënyrë që sillet fëmija, ky mbetet vetëm ngushëllim apo justifikim ngase sot ka shumë prindër që fare pak merren me fëmijët e tyre, realiteti qëndron se as prindërit nuk janë në nivelin e duhur edukues nuk janë as të përgatitur për një jetë të shëndosh familjare dhe bëjnë jetë të shfrenuar.

Prandaj, çdo njeri qoftë femër apo mashkull kur të vendosin për të pasur fëmijë, duhet të gjejnë kohën sa më shumë që të merren me të, të shikojnë sjelljet dhe veprimet e tyre, të shohin me kujdes çdo reagim që vjen nga ana e tyre, duke u munduar të gjejnë shkakun pse fëmijët reagojnë në mënyra të ndryshme për një periudhë të shkurt kohore ndërrojnë qëndrim, karakter, sjellje, kanë ndryshim të shpejtë humori, qëndrojnë vetëm të izoluar në dhomë ose ka nga ata që nuk qëndrojnë fare pak në shtëpi, dalin kohë pa kohë nuk kanë kujdes se nga lëvizin. Si prind duke u dhënë lirinë e tepruar themi se edhe prindërit duhet ta pranojnë që edhe ata kanë një pjesë faji sepse nuk e bëjnë bisedë tryeze jetën rreth aktiviteteve të fëmijëve të tyre jashtë shtëpisë, që të din se si e shfrytëzojnë kohën fëmijët duke qëndruar jashtë apo të izoluar.

Teknologjia ka lehtësuar metodat virtuale të shkollimit, edukimit në gjitha vendet e botës. Mirëpo të njëjtën mundësi shumë të rinj e përdorin në mënyrë jo të duhur duke u nisur nga përdorimi i rrjeteve sociale, aplikacioneve të ndryshme, programe të pa koduara ku shikimi i tyre sjell dëme dhe çojnë drejt shkatërrimit të fëmijërisë. Pasi që në moshë të vogël e në mënyrë krejtësisht të gabuar marrin informacione të pasakta të cilat njëkohësisht janë të dëmshme për shëndetin e tyre emocional dhe mendor. Rrjedhimisht ata mësohen të shprehin pa kontroll ndjenjat e tyre nuk arrijnë të kontrollojnë as emocionet nuk din as kur duhet ti frenojnë as kur ti shprehin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera