Opinione

Si ka Mundësi? Abnormalitetet në Qeverisjen Ekonomike të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 11 May 2024

Shkruan: Shenoll Muharremi

Janë disa abnormalitete me qeverisjen në Kosovë që është vështirë të i kuptojsh pse. Si ka mundësi me pas ekonominë më modeste (të vogël) në Europë dhe rajon e mos me investu në ekonomi dhe rritje të sektorit privat? Apo me i anashkaluar problemet me humbje tregtare, mungesë të investimeve në sektor privat, apo problemet në Tregun e Punës?

Si ka mundësi me humbë gjysmën e prodhimit dhe shërbimeve në vit më tregti, apo rreth 5 miliardë (nga 10 total), 50% të BPV në vit, me tregti negative në mallra… e të njëtën kohë mos me investu ne ekomomi vendore apo në fushat specifike që e ndryshojnë këtë fakt?

-Advertisement-

Si shpjegohen këto abronmalitete? Gjithçka ka shpjegim apojo.. duhet të ketë edhe kjo. Ne duhet të i kuptojmë këto parase të jemi në gjendje të i zgjidhim. Si ka mundësi që ne me i humbas miliarda euro në vit me prodhime nga jashtë e qeveria me investu vetëm 2.5 milion euro në grante për sektorin privat, si ndodhi së fundmi?

Si ka mundësi që një grant për fuqizim të sektorit privat që do të duhej të ishte 2.5 miliardë euro, qeveria e lancoj me vetëm 2.5 milion? E kur investimi sa më i madh i zvoglon humbjet e jashtëzakonshme të tregtisë secilin vit?

Cili është shpjegimi i këtij fenomeni, si do të mund të shpjegonim këtë? Mbase një shpjegim është që qeveria dhe politika kosovare nuk e kupton mirë ekonominë në përgjithësi. Kjo nuk është ekzagjerim.

Fakti që qeveria nuk ka fare një ministër për ekonomi e përkrahë këtë opcion. Ajo duket as që kupton e as që ja di rëndësinë. As për inflacion nuk ka një person ministër apo politikë të sajën si me mbrojtë ekonominë, familjen e bizneset. As për anomalitë në Tregun e Punës nuk ka një ministër as politikë. As investime. Nga kjo, po nënkupton, që qeveria nuk ka një interesim, dije e as persona e investimet në problemet kryesore ekonomike.

Ky nuk është një postim që synon të ‘godas’ qeverinë, le te godet opozita nëse dëshirojnë. Më shumë ka të bëjë me elaboru dhe me tentu me i gjetë arsyet si ka mundësi këto fenomene me na ndodhë në vitin 2024 kur të gjithë trendet dhe indikatorët i kemi para syte bardh dhe zi.

Ka një sektet publik gjithashtu. Qeveria e Kosovës nuk ka një person për ekonomi fare! Cili është personi apo ministri i qeverisë për ekonomi? Bislimi? Nuk është, ai është për dialog e asociacione… Murati? Nuk është jo, ai është për financa dhe transfere. Më shumë është për politika sociale! Rozeta Hajdari? Ajo është për industri, sektor privat. Ai dikasteri që lancoj një përkrahje shumë të mirë për bizneseve por që ishte vetëm 2.5 milion për gjithë Kosovën e as dy biznese kredibile nuk i nihmon me ato mjete si duhet.

Kush tjetër? Artane Rizvanolli? Nuk është, se ajo ka energjinë dhe ndërmarrjet publike. A nënkupton kjo që qeveria as që ka një ministër apo person përgjegjës për ekonomi? A nënkupton kjo që nuk i intereson ekonomia?

Apo ndoshta që nuk është fare prioritet mirëqenia e bizneseve dhe familjeve. Që ne jemi në ‘dorë të zotit’ sa i përket politikave ekonomike… Apo ndoshta ne po presim nga BE e SHBA me e bë punën për ne, ngjashëm sikurse në sektorin e sigurisë?

Nga këto lartë del që ne nuk kemi as politika ekonomike e pas person përgjegjës që kanë detyrë e oblimim të menaxhojnë ekonominë tonë e cila është në autopilot apo në ‘dorë të zotit’.

Kjo nënkpton që ne nuk e kuptojmë qeverisjen dhe qeverinë ende. Për shkak se ekonomia është funksioni kryesor i ekonomisë në shekullin 21. Diplomacia, reformat e brendhsme.. gjithcka që ti bënë në qeverisje e bënë që të përmirësosh kushtet ekonomike.

Kjo mund të nënkuptoj që qeverisja në mendjet e politikës tonë është sikur ajo e shek 19 që zakonisht bënë regjistrimin e popullatës, lëshon dokumente dhe merr vendime nacionaliste… por që nuk zhvillon politika zhvillimore dhe nuk investon në biznes dhe sektor privat dhe ekonomi.

Ky mentalitet duket të ndryshoj, pa humbje kohe. Ekonomia sot është sektori më esencial i qeverisë dhe shtetit. Fuqia, qëndrueshmëria e shteteve… mirëqenia e tyre dhe e familjeve mvaret kryekput nga ekonomia. Edhe Kosova duhet të filloj me qeverisje ekonomike. Të kthehet në krye të agjendjes ekonomia, mirëqenia e familjeve dhe kushtet e biznesit.

Të alokohen, jo lëmosha nga 2.5 milion por nga 2.5 miliardë (disa vjeçar) dhe të zhvillohen programe të shumta që ndihmon të gjithë elementet dhe nyjet e zingjirit të ekonomisë së Kosovës. Ne kemi këtë ekonomi për shkak se askush nuk po investon në të dhe nuk po zhvillojmë politika të duhura zhvillimore ekonomike.

E puna e parë është të kuptojmë që qeverisja nuk është politika nacionaliste por është rritje e mirëqenies dhe kushteve të biznesit. Mbi të gjitha, ekonomia nuk rritet me lëmosha për qytetarë por me një sektor privat vibrant dhe konkurrues në vend, rajon dhe tregjet ndërkombëtare.

Ne kemi shumë punë për të bërë, por ende as që kemi filluar. Mbase kjo për shkak të një keqkuptimi trashanik se cfarë është qeveria dhe qeverisja. E nëse duhet të flasim për ekonomi, kënd të kontaktojmë në qeveri? Mbase nuk kemi kend.

Potenciali i ekonomisë së Kosovës nuk po arrihet në këtë mënyrë. Ekonomia, sektori privat, po vuan nga mungesa e politikave të duhura ekonomike dhe investimeve që do të zhbollokonin miliarda të investimeve dhe sektorit privat të cilat pastaj do të ndihmonin në transformimin pozitiv të vendit dhe do të rrisnin mirëqenien, kushtet dhe ambientin për qytetarët, familjet dhe bizneset kosovare. Ekonomia ka rëndësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera