Opinione

Faktorët që po Mbajnë VV Lartë në Matjet Publike

Autori: Shenoll Muharremi 11:51 | 08 April 2024

Pse po del VV kaq lartë në matje? Këto ditë u publikua edhe një matje tjetër rreth partive politike në vend. UBO Consulting është një kompani me kredibilitet që nuk e sakrifikon reputacionin e saj për benefite afatshkutëra. Sigurisht që jo vetëm në Kosovë, por edhe në Europë e SHBA ndodhë që matja të tregoj një rezultat, por dicka tjetër të realizohet.

  1. Herën e fundi kur kam shiquar pyetjet që janë bërë në matjen e partive politike, ato kanë qenë të anshme dhe kanë pasur mundësi të vënë në lajthitje votuesin. Por edhe nëse marrim parasyesh këtë faktor, kjo mund të ndikoj deri në një masë e jo përshembull një parti ta rris nga 30 në 49%, këtë duhet pasur parasyesh. Si ne e vendsim pyetjen, e ndikojmë edhe rezultatin e majtjes – ky mund të jetë faktori i parë;
  2. VV nga pika e saj më e ultë në mesin e viti të kaluar ka reflektuar dhe është përpjekur maksimalisht të rikuperoj pozicionin e saj jo të favorshëm. Diku nga mesi i vitit të kaluar, nga një frikë e rënies në 25%, VV ka identifikuar thujase të gjitha gabimet dhe mangësitë dhe po adreson ato vazhdimisht thujase gati qe një vit. Disa nga korrektimet e VV janë: (a) Marrëdhëniet me aletët. VV e Albin Kurti po lëshojnë ‘pe’ dhe po adaptohen në vendimet e vështira politike. Asociacioni në parim është pranuar. Me dinarin po tregohet fleksibil… (b) Edhe politikat e ndihmave e lëmoshave i ka zbutur, edhe pse jo në nivelin e duhur. Po tenton të rritë shpenzimet kapitale. (c) Kurti po takohet publikisht me pronarët e kompanive sikur takimi me “Çalik&Limak” – kjo do të ishte e paimagjinueshme deri më tani! (d) VV e Qeveria po shtrojnë rrugë e po fokusohen në ‘asfallt’ sikur qeveritë e mëparshme. Kush kishte me thënë?
  3. Fati qe gjashtë muaj po i buzëqesh Albin Kurtit. Prej momentit kur Vucic ndërmori veprimin e çmenduer dhe avantuarën e dështuar në Basnjke, Kurtit ju ka kthyer fati. Ai doli nga izolimi ndërjkombëtar nga ai moment. Ka shtrier sundimin e ligjit në veri më shumë se asnjëherë më parë. Edhe personalisht e vizitoj veriun dhe komunat atje, dicka që nuk kishte ndodhur më herët. Liberalizini i Vizave gjithashtu ndodhi në këtë periudhë. Një momentum pozivit, edhe pse ekonomia dhe tregu i punës është në gjendjen më të vështirë prej vitesh. Tash edhe rrugët si ajo e Mitrovicës që ishin ‘zhagitur’ me vite dhe dekada po përfundojnë. Stadiumet po ri-ndërtohen.. Këto faktorë mesiguri kanë efekte kualitative pozitive në elektorat.
  4. Opozita bëri përparime të theksuara, por edhe gabime taktike. Gabimi më i madh i opozitës mund të jetë që ata asnjëherë nuk patën vizion, guzim e kurajo me u ‘bashkuar’ dhe me krijuar një ftont të përbashkët kundër një VV me përkrahje të madhe. Vetëm një LDK-PDK në koalicion do të mund të sfidonin VV-në në këtë momentum.

Kjo nuk u arrit dhe VV partitë opozitare nuk ju japi mundësi të e ‘godasin’ dhe të krijojnë një frymë e momentum opozitar në Kosovë. Gjithashtu vendimi i PDK me nominuar një kandiadat që ishte jashtë ekipit që kishte marrë përgjegjësi me transformuar partinë ishte i dëmshëm. Tash PDK po ofton përsëri politika klienteliste me rritje pagash pa treguar se si do e rris ekonominë fillimisht.

Nuk po na ofron as politika të gjelbërta as ICT as asgjë që do të duheshin të transformohen në një parti për të ardhmën. LDK ka ndërmarrë shumë veprime, por kryesisht ishin me vehtën e tyre. Ishte partia e vetme që kishte ndërtuar një ‘vizion’ me Rrugën e Re të cilën nuk e promovoj dhe nuk e elaboroj si duhet që të krijohet në një ‘mainstream’ apo frymë politike. Mbetën në gjysmë projektet që asnjëherë nuk ju elaboruan publikut dhe nuk u tregua se cilat objektiva do t’i arrijnë.

-Advertisement-

Megjithatë LDK nga puna që ka bërë është e logjikshme të prej një rritje, sado e lehtë që mund të jetë. Por këtu nuk po flasim për rritje që do e rrezikonte dominimin e VV-së.

  1. Në përgjithësi, nga mesi i vitit të kaluar kam deklaruar që VV asnjëherë më nuk do i fitoj mbi 50% të votave. Këtu qëndroj ende. Kjo fundja nuk është e shëndoshë për demokracinë dhe funksionimin e sistemit politik në Kosovë. Gjithashtu nuk është normale që një parti apo Albin Kurti të merr shumicën e përgjegjësive e vendimeve kryesore. As nuk ka na borxh as nuk është mirë për shëndetin e tij mendor në terme afatgjate. Një bilanc dhe ndarja e përgjegjësisë mes partive është interesi i Kosovës dhe mënyra se si sistemi do të funksiononte më së miri në Kosovë.

Në një moment gjatë vitit të kaluar kur VV e Kurti po merrni rreziqe të mëdha me sigurinë kombëtare kam deklaruar se VV mund të tkurret deri në 25%, respektivisht në rajon të 30%. Prej atij momenti VV është korrektuar në shumë fusha, mesiguri pasiqë rreziku që ata të tkurren dukshëm ka qenë shumë real. Tash kur po afrohen zgjedhjet dy matjet e fundit nuk po e përkërahin këtë pohim që VV do të tkurret në të themi 28%, kryesisht për shkak të faktorëve që kam listuar dhe elaboruar më lartë.

Ndoshta tri janë faktorët kryesor që po ndikojnë që VV të mbetet lartë në matjet publike: (1) Korrektimi i vendimeve dhe pozicioneve të gabuara nga Albin Kurti dhe VV (qeveria); (2) Mos konsolidimi i opozitës, sidomos mos bashkëpunimi mes LDK e PDK për të krijuar një front të përbashkët kundër VV. Kjo me gjasë do na shpie tek një koalicion i ardhshëm VV-LDK. Dhe (3) FATI! Po fati, për shkak se dështimi i Serbisë në Banjskë ka qenë fat i madh për Kurtin, por edhe Kosovën. Vendimi për Liberalizim të Vizave në kohën kur po qeverisë Kurti është gjithashtu fat i madh për VV dhe qeverinë.

Por ndoshta edhe fati nganjëherë na buzëqesh kur ne e kryejmë punën tonë. Në përgjithësi, nëse ndonjë ndryshim i madh tektonik nuk ndodhë, VV është e destinuar të vazhdoj edhe një mandat të qeverisjes, mesiguri me një partner si LDK. Ky megjithatë është një hap përpara se do të sjellë më shumë vendime ekonomike e më pak politika të majta në të ardhmën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera