Opinione

Pa energji, ekonomia e një vendi është e vdekur

Autori: Agron Hoti 12:55 | 06 Korrik 2026
Rritja e numrit të popullsisë në glob, pastaj urbanizimi dhe industrializimi janë duke e rritur kërkesën për energji si asnjëherë më parë në glob. Kjo automatikisht është duke e ashpërsuar garën për të siguruar energji, ashtu sikundër që është duke e rritur presionin mbi burimet natyrore në glob.
Në terma praktikë: bota sot ka rreth 8.2 miliardë banorë, në vitin 2050 pritet t’i ketë rreth 9.7 miliardë banorë. Gjersa bota po zhvillohet po rritet edhe niveli i urbanizmit (standardit jetësor). Nëse sot niveli i urbanizmit në glob është 55%, në vitin 2050 pritet të jetë 68%. Deri në vitin 2050 do të urbanizohen mbi 2.5 miliardë banorë, kryesisht në Azi dhe Afrikë. Kjo nuk mund të bëhet pa energji, infrastrukturë e teknologji.
Energjia është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik. Pa energji të mjaftueshme dhe me çmim konkurrues, është e vështirë të zhvillohen industria, teknologjia dhe ekonomia e një vendi. Për këtë arsye, konkurrenca globale për burimet energjetike, infrastrukturën dhe teknologjitë e energjisë po intensifikohet dhe pritet të bëhet edhe më e fortë në dekadat e ardhshme.
Energjia përbën ndër elementet kryesorë të rivalitetit ekonomik dhe gjeopolitik të shekullit XXI. Kjo më së miri po shihet përplasjet e fuqive të mëdha në Amerikë Latine, Lindje të Mesme dhe Ukrainë.
Por, energjia nuk është vetëm një çështje ekonomike, por edhe një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale. Kjo sepse pa energji nuk funksionon shteti dhe se pa energji nuk ka stabilitet social.
Të gjithë jemi dëshmitarë se si varësia e Kosovës nga energjia serbe dhe ruse përpos që e ka paralizuar Kosovën, është edhe duke nxitur shpopullim të frikshëm të vendit. Prandaj, sa më shpejtë që Kosova futet nën ombrellën energjetike perëndimore, aq më e sigurtë do të jetë dhe aq më shumë zhvillim ekonomik do të ketë. Shansi i ofruar nga SHBA për ta gazifikuar Kosovën është historik. Çfarëdo refuzimi i Kosovës, do të ketë pasoja fatale për të ardhmen tonë, sepse me ritmet e ikjes së popullsisë, Kosova deri në vitin 2050 rrezikon të ngelet një vend i pleqve dhe asgjë më shumë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy