Opinione

Kah është nisur kështu PDK?

Autori: Shenoll Muharremi 10:31 | 27 March 2024

Më bëri përshtypje një konferencë e Partisë Demokratike të Kosovës ku paraqitej një ardhje kadrovike. Në parim gjithçka ok, po afrohen zgjedhje e përgjithshme dhe partitë po bëhen gati.. por fjala ishte për një gjeneral.

Gjëja e parë që të shkon në mendje në atë kontekst është: A po përgatitet për luftë PDK apo çka? Cilin mesazh po na komunikon kjo parti, çfarë zgjidhje po i ofron publikut? Duket sikurse partia tashmë ka një krizë të identitetit. Ka filluar një tranzicion me një ekip të ri me potencial, por duket që po ndalet në gjysmë ai rrugëtim.

Duket që reformat dhe transformimi ka ngecur seriozisht, së paku nga lëvizjet që partia po bënë. Sikurse kjo parti po ka shumë telashe të shkëputet nga e kaluara dhe të investoj e bëhet kompatibile me nevojat e së ardhmës. Bota po vlon nga angazhimet me tekonologji dhe inteligjencë artificiale. Edhe ekonomia e blockchain po merr formën.

-Advertisement-

Tranzicioni i gjelbërt është thelbësor gjithashtu edhe për Kosovën, për shkak se ne kemi probleme edhe me qëndrueshmëri energjetike edhe me shëndet publik nga ‘fabrikat e qymyrit’. Edhe me investime të huaja kemi telashe dhe kemi shumë nevoja për kuadro. Për Ekonomi Digjitale. Sidomos për zgjidhje të problemeve të bizneseve e sektorit privat.

Kemi telashe edhe me kualitet të arsimit dhe shendetësisë dhe adaptimin e teknologjisë aktuale në këto sektorë… Mundem me i numëruar deri 100 nevoja që i kemi por ndoshta asnjë nuk lidhjet me atë kah po shkon PDK tashmë. Ajo edhe ashtu ka shumë gjeneralë e komandantë dhe ka pasur gjithmonë. Cila është vlera e shtuar nëse e sjellë edhe një? Apo cili është rrugëtimi që po merr partia kështu? Kuptohet, PDK e bënë këtë nën presion të zgjedhjeve. Mesiguri e bënë për disa vota më shumë. Por kjo të kujton që ata po rrezikojnë të humbasin ardhmërinë e tyre duke tentuar të përfitojnë diçka tash.

Kur publiku po pret partia opozitare me sjellë portfolio e kuadra që zgjedhin problemet publike të së tashmës e të ardhmës, PDK po na kthen mbrapa. Sikurse ajo po dështon të vazhdoj tranzicionin që ka nisur. Kam parë që, sidomos disa kuadro në Prishtinë që ka pasur, kanë qenë të profileve të kohës sikurse digjitalizimi, arsimi kualitativ.. por duket që kjo nuk po kryen punë kur është fjala për vota. Por partia nuk duhet të harroj që ndoshta më i rëndësishëm është drejtimi sesa shpejtësia. Apo më e rëndësishme është e ardhmja sesa disa vota aktualisht.

PDK po kalon në një momentum historik ku ka gjasa të transformohet në një parti që mund të i adresoj problemet e së ardhmës që ka Kosova. Kjo dritare është hapur gjithsesi dhe personlisht e kam inkurajuaj të zhvillohet disa herë. Por duket që kjo nuk po funksionon, për shkak se partia dëshiron të përfitoj disa ‘suksese’ të vogla aktualisht por të dështoj ardhmërinë e saj. Kjo kohë kur VV ka primatin dhe kur edhe përkrahja për Kurtin ende është e lartë është moment unik historik që PDK të ndërmerr vendime të vështira dhe të reformohet dhe përgatitet për të ardhmën. Por duke u munduar të fitoj disa kokra tash, ajo po rrezion edhe të ardhmën.

Këtu më së shumti do të përfitoj LDK, për shkak se ajo do grumbulloj më shumë vota të opozitës, derisa PDK po dështon me u asociu me nevojat e së ardhmës. E idea është që të gjitha partitë të reformohen dhe qëç të krijohet një bilanc funksional i fucive politike ku askush nuk dominon. Për këtë nevojitet reforma edhe vendime të vështira.

Kjo që po shofim nga PDK nuk duket, së paku nga një këndvështrim, që është kompatibile me nevojat aktuale dhe të së ardhmës së Kosovës dhe mbase kjo i ndihmon sadopak si feedback që të përcaktoj orioentimet startegjike të partisë. Mbase thelbësore për të ardhmën e partisë është lëvizja nga partia e muskujve tek parti e trurit. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë edhe vendi i PDK në të ardhmën do të jetë i kufizuar dhe gjeografik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera