Opinione

Muharremi uron Vitin e Ri Kinez

Autori: Shenoll Muharremi 13:07 | 11 February 2024
Gëzuar Viti i Ri Kinez apo Chinese Lunar New Year si quhet. Kjo festë bie në data të ndryshme, relativisht nga kalendarin hënor (Lunar Calendar). Sipas kalendarit hënor, viti ka 12 muaj secili rreth 29.5 ditë, që i bie 11 ditë më pak se kalendari jonë.
Viteve të fundit rajoni i Azisë Jug-Lindore po zhvillohet me ritme të shpejta, ku infrastruktura dhe teknologjia të japin përshtypjen që po rriten me kapacitet eksponencial krahasuar me pjesët tjera të botës.
Për me kuptuar këtë trend, Kina vetëm gjatë vitit 2023 ka ndërtuar kapacitete të energjisë solare më shumë (217 GW) se e gjithë flota diellore e SHBA-së (175 GW). Gjithashtu gjatë vitit 2023 për herë të parë në histori një kompani Kineze e ka tejkaluar gjigantin amerikan Tesla në prodhimin e makinave elektrike…
Kosova dhe kosovarët duket të jenë ende jashtë trendeve teknologjike dhe zhvillimore që po ndodhin në atë pjesë të botës. Edhe pse Kina është një ndër partnerët kryesor tregtar të Kosovës (vetëm me import, kuptohet) ky bashkëpunim nuk përkthehet në teknologji dhe zhvillime tjera të inovacionit.
Vitet e fundi ka disa zhvillime pozitive me atë pjesë të botës. Gjatë vitit 2023 një delegacion i Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Taiwan dhe një forum biznesi është mbajtur në Singapore ku Presidentja e vendit ka marrur pjesë. Ky trend duhet të zhvillohet dhe fuqizohet.
Në Kosovë, publik dhe politikë e institucione ekzistojnë rezerva rreth bashkëpunimit me Kinën dhe këto marrëdhënie projektohen kryesisht në prizmin politik. Kosova ka shumë për të përfituar nga trendet dhe zhvillimet në Kinë dhe Azinë Jug-Lindore.
Marrëdhënie e Kosovës me Azinë Jug-Lindore nuk duhet të fokusohen tek politika! Interesi jonë janë zhvillimet dhe bashkëpunimet në teknologji, inovacion, AI dhe sipërmarrësi. Ne nuk kemi lavërdi të mbesim jashtë zhvillimeve aktuale, sidomos kur flitet që psh Singapore mund të zhivllohet potencialisht në kryeqendër botërore të AI.
Koha dhe momentumi është i duhur të fillojmë të ndërtojmë dhe zhvillojmë marrëdhëniet tona me atë pjesë të botës e cila me gjasë mund të jetë edhe qendër e botës për shekullin 21. Kjo marrëdhënie e re nuk është në kundërshtim me orientimet tona të forta politike dhe diplomatike me Perendimin (SHBA dhe Europën).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera