Opinione

Shfaqja më e madhe e Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 08 February 2024

Shkruan: Shenoll Muharremi

Sonte në ora 21h në Këshill të Sigurimit të OKB-së do të ballafaqohen Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Kjo seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga Serbia sonte mund të jetë një ndër duelet më theksuara publike mes dy vendeve ndonjëherë. Shfaqja e madhe politike LIVE mes Kosovës dhe Serbisë. Këshilli i Sigurimit është një platfomë më ndryshe nga Brukseli, është e vjetëruar, një mbetje nga paslufta e dytë botërore që nuk u reformua asnjëherë.

Përderisa kur Kurti e Vuçiq takohen në BE aty kemi një ambient më modern diplomatik, sonte ambienti do të jetë ndryshe. Përfshirja e Rusisë dhe vendeve të ndryshme nga bota në Këshill do i jep ngjyrime dhe tamatika të shekullit 19 diskutimit të sodit. Do diskutohet sikurse kemi një gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë. Ata që nuk e njoftin gjendjen, do mendojë që kemi luftë këtu apo sapo kemi përfunduar luftën. Për njohësit dhe adhuruesit të historisë së Ballkanit, ky do të jetë moment i veçant që vetëm një herë në jetë mund të shofin.

-Advertisement-

Ky takim është thirrur nga Serbia të gozhdoj Kosovën. Aty do thuhet nga Beogradi zytar që serbët lokal në Kosovë po persekutohen e se qeveria e Kosovës po i terrorizon e përndjekë qytetarët lokal serb. Gjithcka do të ndëgjojmë, fantazi e fraza që kanë për qëllim të krijojnë avantazh diplomatik dhe të justifikojnë ndonjë akcion eventual që mund të pasoj nga strukturat e komanduara dhe orkestruara të Serbisë në të ardhmën.

Edhe pse Serbia e ka thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme për të poentuar, ky nuk do të thotë se do të jetë rasti. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është një folës shumë i mirë dhe ky është një terren optimal për të. Ai do të duket shumë bindës dhe me shumë gjasë do e kthej këtë seancë në një auto-gol për Serbinë e Vuciqin, ashtu si ndodhi edhe me sulmin në Banjskë me 24/9.

Sonte mund të shofim një ndër performancat më të mira të Albin Kurtit ndonjëherë. Atij u duhet të bëjë maksimumin sonte në mënyrë që jo vetëm të fitoj debatin sonte por gjithashtu të fitoj zemrën e votuesëve të tij për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera