Konsumi në rritje gjatë Festës së Pranverës, vendos një bazë të mirë për ekonominë
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 29 January 2023
Festë e Pranverës pas fazës së re të parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë kineze u kthye me një gjallëri të veçantë dhe të dhënat tregojnë rritjen e konsumit në Kinë.
Për shumë vite, konsumi ka qenë forca kryesore lëvizëse për rritjen e ekonomisë kineze. Megjithatë në vitin 2022, pas shpërthimit epidemik, shpenzimet konsumuese të Kinës kontribuuan vetëm 32.8 për qind të rritjes ekonomike, një shifër kjo më e ulët se norma e kontributit të formimit të kapitalit prej 50.1 për qind.
Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike që u mbajt në fund të vitit të kaluar theksoi se viti 2023 ishte përcaktuar si “viti i rritjes së konsumit” nga ministria kineze e Tregtisë. Nën rolin e shumë elementeve, “java e artë” e Festës së Pranverës shfaqi përsëri forcën e veçantë konsumuese kineze, që favorizon edhe ekonominë botërore.
Në këtënperiudhë më shumë udhëtarë kinezë dolën jashtë vendit për turizëm. Sipas të dhënave përkatëse, turizmi i jashtëm në Festën e Pranverës u rrit për 640 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në Festën e Pranverës, në ishullin Bali të Indonezisë, u organizua ceremonia e mirëseardhjes për grupin e parë turistik që mbërriti me avion çarter në këtë ishull. Guvernatori i ishullit Bali Wayan Koster tha:
“Për shumë vite, turistët kinezë kanë qenë ndër të parët për ishullin Bali, kthimi i tyre do të nxitë patjetër zhvillimin e turizmit te ne.” Disa media të huaja theksuan se pritshmëria e ardhjes së turistëve kinezë do të nxitë ringjalljen e hotelerisë, turizmit në përgjithësi dhe tregtisë globale.
Konsumi i lulëzuar gjatë Festës së Pranverës kineze ka vendosur një bazë të mirë për ekonominë vjetore, duke treguar edhe një herë elasticitetin dhe potencialin e madh të tregut konsumues kinez.
Më 25 janar, Kombet e Bashkuara publikuan një raport, ku parashikohet që rritja ekonomike e Kinës do të arrijë në 4.8 për qind, duke u bërë forca kryesore e nxitjes së ekonomisë rajonale.
Gazeta britanike “Financial Times” publikoi së fundmi një artikull ku theksonte se pas rregullimit të masave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, konsumatorët kinezë filluan shumë shpejt konsumin dhe parashikimi i kësaj kërkese “mbështet shpresën e ringjalljes për ekonominë globale Ky është një lajm i mirë për ekonominë botërore. Më 25 janar,
Kombet e Bashkuara publikuan një raport, ku parashikohet që rritja ekonomike botërore do të bjerë në 1.9 nga 3 për qind, ndërsa rritja ekonomike e Kinës do të arrijë në 4.8 për qind, duke u bërë forca kryesore e nxitjes së ekonomisë rajonale.
Gazeta britanike “Financial Times” publikoi së fundmi një artikull ku theksonte se pas rregullimit të masave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, konsumatorët kinezë filluan shumë shpejt konsumin dhe parashikimi i kësaj kërkese “mbështet shpresën e ringjalljes për ekonominë globale.
Të tjera
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...