Uncategorized

E dhimbshme: Humb jetën studentja që ishte goditur nga treni tre javë më parë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 15 April 2024

Ka humbur jetën në moshën 20 vjeçare studentja e gjermanishtes, Vlera Sadiku, e cila u godit nga treni në lagjen Lakrisht në kryeqytet, më 26 mars.

Ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda edhe pse stafi mjeksor në QKUK e dha maksimumin.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar për RTK-në, shefi i intenzivës, doktor Shaqir Uka.

-Advertisement-

Shaqiri javë më parë pati bërë të ditur se 20-vjeçarja kishte lëndime në kokë, gjoks dhe qafë dhe vazhdonte të qëndronte e fjetur me barna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera