Alva: Sulmet online ndaj grave e vajzave kanë shënuar rritje në tërë botën
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/663946-7G1LRHNCwf-780x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
14:18 | 15 April 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, priti sot në takim zëvendës presidenten e organizatës Vital Voices nga Washington D.C., Manira Alva. Vital Voices është organizatë, e cila për më shumë 25 vite investon në gratë lidere, duke identifikuar ato me vizion dhe guxim për të ndryshuar dhe për ta bërë vizionin realitet.
Kryeministri Kurti foli për vizionin e Qeverisë dhe veprimet konkrete të ndërmarra nga Qeveria për fuqizimin e vajzave dhe grave drejt barazisë, duke filluar nga përfaqësimi në kabinetin qeveritar e deri te politikat e punësimit për gra, mbështetjen për gratë ndërmarrëse, bursat studimore për vajzat dhe gratë në fushat STEM, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e pjesëmarrjes në 50% të vajzave dhe grave në këto fusha të studimit, shtesat për nënat lehona dhe fëmijë, e kështu me radhë. Theksoi se fitorja elektorale 3 vjet më parë, në zgjedhjet shkurtit 2021, ka qenë rezultat i angazhimit dhe pjesëmarrjes së lartë të grave, rinisë dhe diasporës. Andaj, edhe angazhimi politik i grave është i domosdoshëm për reforma të suksesshme, për drejtësi, paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm, u tha në takim.
Më tej, u përmenden edhe sfidat aktuale globale të sigurisë dhe paqes në botë, me të cilat shumë gra e fëmijë ballafaqohen. Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e mekanizmave të mbështjetjes për gratë, për qëndrueshmërinë e pjesëmarrjes në jetën politike dhe krijimin e rrjeteve mbështetëse dhe mbrojtëse, që gratë dhe vajzat të mos të jenë të parat që pësojnë ose largohen nga pozitat në momente të krizave dhe vështirësive.
Alva shprehu gatishmërinë për të mbështetur agjendën progresive për barazi të Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti përmes programeve të Vital Voices në të drejtat e njeriut, mundësitë ekonomike dhe udhëheqjen e politikave publike për gratë dhe vajzat.
Zëvendëspresidentja e organizatës Vital Voices Manira Alva theksoi se sulmet online ndaj grave dhe vajzave kanë shënuar në rritje në tërë botën, në platformat, të cilat kryesisht janë në pronësi dhe menaxhohen nga burrat, andaj masat e Kosovës, të cilat synojnë të angazhojnë vajzat në STEM, do të kenë ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e përmbajtjes së platformave online.
Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për angazhimin e Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti për barazi, teksa theksoi se agjenda e barazisë nuk mund të ketë sukses pa angazhimin e plotë të burrave në shoqëri në përgjithësi e të burrave në pozita drejtuese në veçanti. Ajo shtoi se modeli që Qeveria e Kosovës prezanton, është modeli që duhet të zgjerohet dhe aplikohet nga të tjerët në rajon dhe më gjerë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/Medina-Berisha.png)
Të tjera
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...
-
Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që mbahen vitin e ardhshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ftuar zyrtarisht...
-
Do rikthehen temperaturat mbi 40 gradë në Shqipëri
Në 21 korrik u shënua rekordi global përsa i përket temperaturës mesatare...
-
Mbledhja e radhës e Qeverisë, merret një vendim
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 215’të. Në këtë...
-
KFOR-i publikon pamje nga kufiri me Serbinë: Po patrullojmë rregullisht
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e ...
-
Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish-presidentin Hash...
-
“Parisi 2024”, Osmani i ofron mbështetje ekipit të Kosovës: E bindur që do të shkëlqejnë dhe do të sjellin medalje
Presidentja Vjosa Osmani është lajmëruar në faqen e saj në Facebook, pak minu...