-Advertisement-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

12:51 | 25 April 2024 Autori: Infokusi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të teknologjisë dhe industrisë, “Hannover Messe 2024”. Sot paradite, kryeministri zhvilloi një takim në Berlin i ftuar nga Fondacioni Bertelsmann.

-ADVERTISEMENT-

“Mëngjesi në Berlin filloi me një mëngjes të frytshëm pune të organizuar nga Fondacioni Bertelsmann dhe moderuar nga Daniela Schwarzer dhe Gerald Knaus. Së bashku me deputetin e SPD-së Frank Schwabe ne diskutuam zhvillimet e fundit të Kosovës dhe hapat tanë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Kurti.

Kurti thotë se në Hannover është takuar me kryeministrin e landit të Niedersachsen, Stephan Weil, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik e kulturor, për energjinë e ripërtërishme, për sektorin e teknologjisë e të industrisë dhe “për mësimet që Kosova mund të marrë nga landi i Niedersachsen dhe për mundësitë që ofro0n për investitorë të huaj”.

Subscribe në YouTube:
GAZETA INFOKUSI

BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

më shumë lajme