Pse po ndodhin vërshimet dhe çfarë duhet të ndërmarrin institucionet në Kosovë?
Autori: Elvira Haxhiu 16:26 | 15 December 2022
Reshjet e dendura të shiut gjatë së mërkurës kanë bërë që disa shtëpi në Gjilan dhe në disa fshatra të kësaj komune të ketë vërshohen. E këto të reshura kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bujqësi, shkruan Gazeta Infokus.
Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihet se dëme janë shkaktuar në fshatrat Malishevë dhe Livoç të Epërm të Komunës së Gjilanit.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar i pari i kësaj komune, Alban Hyseni, i cili ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në shtretërit e lumenjve dhe hapësira publike, pasi si pasojë ka thënë se po bllokohet rrjedha e ujit të lumenjve.
“Ju bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në shtretërit e lumenjve dhe hapësira publike, si pasojë e të cilave po bllokohet rrjedha e ujit të lumenjve”, thuhet në komunikatën për media.
Derisa është bërë e ditur se Drejtoria për Mbrojtje e Shpëtim si dhe ekipi i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, që nga orët e hershme të mëngjesit kanë dalë në zonat të cilat janë prekur nga vërshimet dhe kanë intervenuar në pastrimin e disa pikave nga mbeturinat.
Por, cilat janë faktorët të cilët shkaktojnë vërshimet?
Njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti, në një prononcim për Gazetën Infokus, ka thënë se shkaqet më të shpeshta të vërshimeve në zona rurale janë daljet e lumenjve nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Ndërkaq sipas tij, vërshimet në zonat urbane ndodhin për shkak të infrastrukturës së dobët nëntokësore siç është ujësjellësi ose kanalizimi.
“Shkaqet më të shpeshta të vërshimeve kur kemi reshje me të dendura në vende rurale janë se kemi dalje te ujit nga shtretërit e lumenjve, kanaleve kulluese apo përroskave, kjo ndoshta për shkak se kemi pasur ndër vite eksploatim të pakontrolluar të zhavorrit mu në shtretërit e lumenjve, pastaj hedhja e mbeturinave të ndryshme nëpër këta lumenj dhe përroska, ndërsa në vendet urbane kryesisht ndodhin për shkak të infrastrukturës së dobët nëntokësore (ujësjellësi, kanalizimi etj.)”, ka thënë Ahmeti për Infokus.
Eksperti i sigurisë thotë se në mënyrë që të parandalohen këto lloj situata, institucionet e vendit duhet të rregullojnë shtretërit e lumenjve kanaleve kulluese apo proçkave.
“Para sezonës së reshjeve, organet kompetente, përveç masave të tjera parandaluese, duhet të bëjnë rregullimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo proçkave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit, e që pastaj mundë të shkaktojë vërshime, si dhe të ndalohet eksploatimi i pa kontrolluar i zhavorrit, mu në shtretërit e lumenjve, që ndikon direkt në rrjedhën normale të ujit i cili është i detyruar të del nga shtrati dhe të vërshoj, ka thënë njohësi i çështjeve të emergjencave për Infokus.
Sipas Tahirit, zona më e prekur nga vërshimet në Kosovë eshë rrafshi i Dukagjinit. Mirëpo ai nuk përjashton edhe zonat tjera të vendit.
“Sigurisht që sipas asaj që kemi parë deri më tani disa zona ku shkaktohen me tepër përmbytje janë zonat perëndimore të Kosovës, pra pjesa e rrafshit të Dukagjinit, por duke mos përjashtuar edhe zonat tjera anembanë vendit”, deklaroi ai.
Kujtojmë se në muajin e kaluar me vërshime u përballën edhe qytetarët e Pejës, Klinës dhe të Istogut, ku u shkaktuan mjaft dëme. E po ashtu vërshime patën edhe disa qytete e fshatra në rrafshin e Kosovës./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
OKB voton sot draftrezolutën për t’u dhënë palestinezëve të drejta më të mëdha përfaqësimi
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot për t’u dhën...
-
Lajçaku takohet me DiCarlon, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Nga sot fillon procesi për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS, këto janë procedurat
Nga sot do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar n...
-
Policia arreston një burrë dhe një grua në Gjakovë, u përlé shën mes vete
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, pasi është raportuar se jan...
-
Makina Ferrari digjet plotësisht pas përplasjes në një pemë, shpëtojnë shoferi e pasagjeri
Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tip...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA fton mërgimtarët të regjistrohen
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgi...
-
Prishtinë: Dy persona e godāsin me veturë nga prapa dhe dalin e sülmojnë edhe fizikisht
Një person zyrtar ka njoftuar policinë se është sulmuar nga dy persona në Pri...
-
Shoferi lë veturën dhe ik derisa polici po e gjobiste, në të gjendet kanabis
Policia në Ferizaj ka nisur hetim pasi në veturën e një të dyshuari ka gjetur...
-
Bëhet viral momenti kur motoristi në Prishtinë ia bllokon rrugën autobusit që ta marrë një të moshuar
Një motorist në Prishtinë ka marrë vëmendjen e të gjithëve pas një veprimi që...
-
Vjosa Osmani bëhet pilote, mësohet nga amerikani që shërbeu në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtete...
-
26 vjet nga Beteja e Llapushnikut
26 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Kurti bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe tek varrezat e martirëve...