Plagosja e Kryeministrit të Japonisë dhe tensionet në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 08 July 2022
Dështimi i Rusisë për ta pushtuar shpejtë dhe tërë Ukrainën ka alarmuar si Rusinë që synon Atlantikun dhe Kinën që synin Indo-Pacifikun.
Shkruan:Agron HOTI
Rusia e di që zgjatja e luftës në Ukrainë do ta dobësojë atë aq shumë ekonomikisht saqë do ta zhvlerësojë politikisht për ta ç’ranguar si fuqi edhe globalisht. Edhe Kina e di që zgjatja e luftës në Ukrainë do ta dekurajojë atë që t’i mësyjë Tajvanit të super-armatosur me armë perëndimore e aq më pak Japonisë që ka ndër flotat detare më të forta në glob.
Gjithsesi, duke qenë në defanzivë karshi Perëndimit si Rusia ashtu edhe Kina kanë ndezur motorët për ç’orientimin e SHBA-së ku dhe sa të munden.
Nxitja e krizave dhe tensioneve në Ballkan Perëndimor, pra në Thembrën e Akilit të Evropës, përbën interes të pastër rus dhe pse jo edhe kinez. Plagosja e Kryeministrit të Japonisë dhe nxitja e tensioneve të brendshme në Japoni janë interes i pastër kinez dhe pse jo edhe rus, ngase një Japoni e mbërthyer në telashe të brendshme do ta ketë të pamundur që bashkë me SHBA ta bashkë-sfidojë Kinën në Indo-Pacifik.
Gjeografikisht Rusia dhe Kina gjenden në sendviç mes Evropës dhe SHBA-së. Evropa përbën pararojën e SHBA-së në Atlantik, kurse Japonia, Koreja Jugore dhe Tajvani pararojën në Pacifik. Çfarëdo sulmi kinez ndaj Japonisë automatikisht do të thoshte Luftë e Tretë Botërore, sepse një pushtim i Japonisë nga Kina do t’i hapte kësaj të fundit portën e Pacifikut për ta sfiduar sigurinë e perëndimore të SHBA-së. Kurse, sulmi rus në Ukrainë nëse ngelet vetëm në Ukrainë nuk çon në Luftë të Tretë Botërore, sepse Rusia do ta ketë të pamundur ta pushtojë Ukrainën dhe pastaj tërë masën tokësore të Evropës për të dalë në Atlantik, kjo sepse SHBA është duke e rritur prezencën e NATO-s në Evropë dhe Ballkan për të parandaluar çfarëdo dalje të Rusisë në Atlantik.
Përderisa luftimet në tokë sikurse në Ukrainë, SHBA i ka më të lehta ndaj edhe historikisht i ‘inkurajon’, në anën tjetër luftimet në detëra e oqeane përkundër epërsisë së madhe globale SHBA megjithatë i ‘dekurajon’, sepse duke qenë e rrethuar dhe e cenueshme nga ujërat e di që sulmi eventual do të mund t’i vinte nga dy oqeanet që e rrethojnë (Pacifiku në perëndim dhe Atlantiku në lindje). Prandaj, SHBA e ka jetike të parandalojë qoftë edhe me luftë çfarëdo hegjemonie evropiane apo evropiano ruse në Atlantik, ashtu sikurse e ka jetike të parandalojë çfarëdo hegjemonie kineze apo japoneze në Indo-Pacifik. Mirëmbajtja e aleancës së SHBA-së me Evropë dhe Japoni e Australi ka pikërisht këtë qëllim.
Gjithsesi, tensionet në Ballkan dhe Japoni kanë për qëllim ta shpërqendrojnë SHBA-në nga lufta në Ukrainë. Asnjë Perandori, Mbretëri apo Superfuqi nuk është e interesuar të luftojë përnjëherësh në dy fronte të mëdha. As SHBA nuk dëshiron të luftojë në dy fronte të mëdha, prandaj është duke u përpjekur për ta rivënë demokracinë në Evropë dhe në glob. Goditja që morën popullistët në Evropë që pas agresionit rus në Ukrainë bashkë me rënien e qeverisë populliste në Britani të Madhe shkojnë në linjë me interesat e SHBA-së për ta rivënë në binarë demokracinë në Evropë.
Prandaj, Shqipëria e Kosova e kanë jetike që të forcojnë bashkëpunimin me SHBA. Çfarëdo tensioni në Ballkan Perëndimor, përfshirë protestat për rrëzimin e qeverisë në Shqipëri do ta godasin orientimin pro-Perëndimor të Shqipërisë e bashkë me të edhe të gjitha projektet perëndimore duke çuar kështu ujë pashmangshëm në Rusi.
Edhe Kosova e ka jetike që sa më shpejtë që të jetë e mundur ta zgjidhë problemin me Serbi, sepse sa më shumë që po shtyhet ky problem aq më i madh po bëhet dhe aq më shumë po fiton terren Rusia. Rritja e prezencës diplomatike, ekonomike dhe ushtarake e SHBA-së në Evropë në Ballkan ka për synim zvogëlimin e ndikimit të aktorëve joevropianë, për t’i dhënë kështu shansin demokracisë dhe prosperitetit në Evropë dhe glob.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...