Realizohet eliminimi i 20 llojeve të ndotësve të qëndrueshëm organikë
Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 26 January 2022
Zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe të Ekologjisë Liu Youbin deklaroi se Kina ka zbatuar angazhimet e saj sipas Konventës së Stokholmit për eliminimin e gjithanshëm të 20 llojeve të ndotësve të qëndrueshëm organikë.
Ndër një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, Konventa e Stokholmit trajton posaçërisht ndotësit e qëndrueshëm organikë. Ndotësit e qëndrueshëm organikë degradohen me vështirësi dhe qëndrojnë për një kohë të gjatë në mjedisin natyror rajonal e global nëpërmjet qarkullimit të ujit e të ajrit dhe mund të ndikojnë rëndë në shëndetin e njerëzve nëpërmjet grumbullimit në zinxhirin ushqimor. Kjo konventë u miratua në vitin 2001 dhe Kina ishte një ndër vendet e para që e nënshkruan.
Në një konferencë shtypi të organizuar të hënën, zëdhënësi Liu Youbin deklaroi se, pasi firmosi Konventën e Stokholmit para 20 vjetësh, Kina ka përshpejtuar eliminimin dhe pakësimin e prodhimit, përdorimit dhe lëshimit të ndotësve përkatës.
Sipas zëdhënësit, në 20 vjetët e fundit, Kina ka trajtuar mbi 100 mijë tonë ndotësit e qëndrueshëm organikë të mbetur dhe, nëpërmjet ngritjes së nivelit dhe transformimit të prodhimit në industrinë metalurgjike, kimike, të prodhimit të letrës e të materialeve të ndërtimit etj., prodhimi dhe lëshimi vjetor i ndotësve të qëndrueshëm organikë është pakësuar me qindra mijë tonë.
Në të njëjtën kohë, Kina po ndan përvojat e saj me vendet e tjera në zhvillim. “Kina ka dhënë eksperiencën e vet me anën e organizimit të kurseve të trajnimit dhe të ndihmës për forcimin e aftësisë së vendeve të tjera për trajtimin e ndotësve të qëndrueshëm organikë. Do të vazhdojmë të forcojmë hartimin e planit të kryerjes së detyrave të caktuara në konventë, duke marrë pjesë në veprimtari globale për të dhënë kontribut për ndërtimin e bashkësisë së qenieve të gjalla në Tokë”, tha ai.
Përveç ndotësve të qëndrueshëm organikë, zhiva që përdoret gjerësisht në industrinë kiminë, të prodhimit të instrumenteve, baterive, pajisjeve të ndriçimit e pajisjeve mjekësore etj., ka ndikime të dëmshme ndaj shëndetit të njerëzve dhe mjedisit. Për ta trajtuar si duhet këtë problem, në vitin 2013, bashkësia ndërkombëtare ra dakord për nënshkrimin e Konventës së Minamatas për Mërkurin. Kina ishte gjithashtu edhe ndër të parat vende që firmosën këtë dokument të detyrueshëm ligjërisht në shkallë ndërkombëtare.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, qeveria kineze dorëzoi raportin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje prej saj.
Sipas zëdhënësit Liu, për të vënë në jetë kërkesat e marrëveshjes, Kina ka ndaluar përdorimin e teknologjisë që kërkon përdorimin e zhivës në shtatë industri, si edhe ka ndaluar prodhimin dhe import-eksportin e nëntë kategorive të produkteve për prodhimin e të cilave përdoret zhiva.
Deri në fund të vitit 2020, ndër 89% e agregateve të përgjithshme të Kinës për prodhimin e energjisë elektrike me anë të qymyrgurit, mund të funksiononin me shkarkim shumë të ulët të dioksidit të karbonit dhe nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjisë së lartë, mund të arrihej zhdukja e 95% të zhivës së përfshirë në lëndët e para.
“Faktikisht, para hyrjes në fuqi të marrëveshjes, Kina eliminoi punishtet e vogla që përdornin zhivë për prodhimin e produkteve të zejtarisë dhe të arit, si edhe ndaloi prodhimin e pesticideve dhe produkteve kozmetike që kërkonin zhivë. Kina do të zbatojë rreptësisht premtimet e dhëna, duke kryer si duhet detyrat për të ndërtuar një vatër të bukur dhe të pastër të njerëzimit”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe të Ekologjisë të Kinës.
Të tjera
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...