Reagon drejtori burgut të Prizrenit pas shkarkimit nga ministria
Autori: Elvira Haxhiu
17:45 | 22 Dhjetor 2021
Drejtori i burgut të Prizrenit, Heset Loku, është shkarkuar nga kjo pozitë gjatë së mërkurës, shkruan Gazeta Infokus.
Një vendim i tillë është marrë nga Ministria e Drejtësisë.
Në një përgjigje për Gazetën Infokus, Loku e ka quajtur këtë vendim tendencioz dhe politik.
“Jam shkarku për arsye plotësisht të pabaza, ky vendim është tendencioz dhe politik”, tha ai.
Gjithashtu, ai tregon se si drejtor i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan ka pasur takime të shpeshta me ministren Haxhiu, e cila sipas tij çdo herë i ka thënë se ai nuk e meriton postin si drejtor i kësaj qendre.
“Jam taku me ministren gjatë vizitave që ka pas në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, ka pas vizita të shpeshta dhe çdo herë ka thënë se ju nuk duhet të jeni drejtor në këtë qendër për arsye se këtu duhet të jetë një femër drejtoreshë dhe jo një mashkull”, u deklarua tashmë ish-drejtori i burgut të Prizrenit.
Ndërkaq, Loku tha se në Prizren është transferuar pa bazë ligjore, pasi që brenda dy viteve nuk mund të transferohet dy herë i njëjti person.
“Më kanë transferu në Prizren pa bazë ligjore. Brenda dy viteve kisha një transfer dhe me ligj nuk guxon me pas brenda dy viteve dy herë transfere”, shtoi ai.
LEXO EDHE: Flet drejtori i burgut të Pejës, tregon a e shkarkuan nga kjo pozitë
Gjatë ditës së sotme është shkarkuar edhe drejtori u burgut të Pejës, Arif Beqa./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































