Fokus

Flet drejtori i burgut të Pejës, tregon a e shkarkuan nga kjo pozitë

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 22 December 2021

Pak më parë në media u raportua se drejtori i burgut të Pejës, Arif Beqa, është shkarkuar nga pozita që mbante.

Gjithashtu bëhet e ditur se një vendim i tillë është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në një përgjigje për Gazetën Infokus, Arif Beqa tha se ka dëgjuar për një vendim të tillë po ende nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar nga Ministria e Drejtësisë.

-Advertisement-

“Dëgjova edhe unë, por vendim zyrtar ende nuk kam marrë. Kur ta marr vendimin shikojmë”, u deklarua shkurt Beqa.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet se pse është shkarkuar nga pozita që mbante Arif Beqa./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera