“Du me ik prej Kosove”, i riu nga Drenica njofton largimin nga vendi me një shkrim prekës
Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 29 July 2021
Në mesin e shumë qytetarëve të Kosovës, që po e lëshojnë vendin e po migrojnë në vendet evropiane, është edhe i riu nga Drenica.
Ferat Geci nga Llausha e Skenderajt, me një postim shumë prekës, ka treguar se do të lëshoj Kosovën për të kërkuar një jetë më të mirë.Ai shkruan se, këtë po e bënë për t’i ndihmuar familjes së tij.
“Kam me mledhë pare e kam me i nimu babës, ni kerr t’mirë kam me ja ble, e nanës kam me i dhanë pare për me shku n’pushime çdo vit. Edhe drutë e dimrit kam me jua marr, mos me e pasë ata gajle. ”, ka shkruar Geci.Postimi i plotë:Edhe unë kam me ik prej Kosove…
Pluhni ka me i mbulu qoshet e tavanit, mungesa e zanit e e pranisë teme ka me lanë zbrazti n’shpi. Kam me mledhë pare e kam me i nimu babës, ni kerr t’mirë kam me ja ble, e nanës kam me i dhanë pare për me shku n’pushime çdo vit. Edhe drutë e dimrit kam me jua marr, mos me e pasë ata gajle.Çka ka fëmijë kam me iu dhanë pare e me i gëzue ngapak, se e di çka hjekin kur s’kanë.
Kam me punue fort, pa u nalë hiç, veç me i pa ma mirë njerëzit e mi. Kam me jetu n’çdo frymë me mallin e krejtve, ama s’kam çka me ba, ka ardhë vakti mos me menu për veten ma. Ose, ndoshta, ka ardhë vakti me menu përnjëmend për veten…Po jetoj me andrrat e ni jete ma t’mirë, gjersa çohem e flej me brengën se qysh me ia dalë me 200 euro deri n’fund të muajit.Du me ikë prej Kosove, për ni jetë ma t’mirë. Për veten e prindt e mi.Ama edhe ikja, po len zbrazti n’mu. Çka asht’ ma mirë për mu: me e pasë xhepin plot e zemrën thatë? A xhep grisun e zemër…zemër…
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...