SHOQËRIA, SHTETI DHE POLITIKAT(mirëqenia mendore)
Autori: Albina Hyseni 22:44 | 05 May 2021
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mirëqenia mendore përcaktohet si një gjendje e mirëqenies në të cilën individi realizon aftësitë e tij ose të saj, mund të përballojë streset normale të jetës, të punojë në mënyrë produktive dhe të frytshme dhe është në gjendje të bëjë një kontribut për komunitetin e tij ose të saj.
Shëndeti mendor përshkruan mirëqenien emocionale, psikologjike dhe shoqërore të dikujt. Shëndeti ynë mendor ndikon në zakonet tona të ngrënies, nivelin e aktivitetit fizik, sjelljet e përdorimit të substancave dhe në mënyrën se si mendojmë, ndiejmë dhe përballojmë situata të vështira.
Shkenca politike është e interesuar të kuptojë dhe shpjegojë raportet e pushtetit dhe autoritetit politik me shoqërinë dhe anasjelltas. Karakteristikë e veçantë gjatë zhvillimit të kësaj disipline shkencore ishte studimi i strukturës, organizimit dhe rëndësisë së shtetit, respektivisht interesimi i shtuar për qeverisje efektive, e cila ndëlidhet dhe me shëndetin mendor çdo ditë. Shëndeti mendor i një personi është po aq i rëndësishëm sa shëndeti i tij fizik, dhe kushtet e shëndetit mendor janë po aq reale sa sëmundjet fizike. Importantshtë e rëndësishme ta keni parasysh këtë gjatë bisedave dhe bashkëveprimeve tuaja me të tjerët.
Politologët e parë kishin një interesim të madh që të analizonin raportet e shtetit, si një aparat pushteti me shoqërinë, e në veçanti në gjetjen e formës optimale dhe të aplikueshme të një sistemi politik dhe të një rendi ekonomik e shoqërorë që do t’u garantonte qytetareve siguri, mirëqenie dhe rritje ekonomike.
Aktualisht rendi politik, ekonomik e shoqëror mbarë njerëzor është i organizuar në kuadër të shtetit dhe rendi botëror konsiston në marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Se një përkufizim të vetëm dhe përgjithësisht të pranueshëm mbi shtetin nuk ekziston, flet edhe fakti se ka pafundësisht definicione mbi atë se çka e konstituon një shtet. Duke iu referuar David Easton-it, politologu gjerman Arthur Benz pohon se qysh gjatë viteve 1980 kishte mbi 140 definicione të pranuara e të vlefshme mbi shtetin. Shteti është në parim një dukuri e kohës së re, dhe përfshin më shumë sesa të qeverisurit e një vendi dhe të një populli. Gjithashtu, shteti nuk mund të reduktohet vetëm në rregullimin juridik e organizimin institucional. Shtetet moderne apo bashkëkohore, shquhen mbi të gjitha me ekzistimin e disa atributeve, e ndër kryesoret janë; territor me kufij të caktuar, pra sovranitet; popullatë rezidente, institucione qeveritare dhe njohje ndërkombëtare nga shtetet tjera.
Ekzistojnë dallime edhe në teori të shumta mbi shtetin, që mundohen të zbërthejnë si proceset dhe shkaqet e formimit të shteteve ashtu edhe funksionimin e tyre.
Prandaj mungesa e politikave më adekuate në disa fusha më të ‘ngushta’ si p.sh., në mirëqeniën mendore, sport apo muzikë, vjen si rezultat i presionit të mangët, por edhe sepse nuk paraqesin probleme të mëdha sociale-politike që zgjidhen në këto fusha. Sipas kësaj qasje shteti është një ‘përmbledhës dhe ndërmjetësues i shërbimeve’, qëllimi i të cilit është për t’iu përgjigjur kërkesave sociale. Por, mund të jenë pikërisht interesat e grupeve të caktuara të interesit të cilat mund të pengojnë veprimin e nevojshëm të shtetit dhe të politikave adekuate në fusha të caktuara, si bie fjala në sektorin bankar apo të ndërtimeve e të tjera.
Andaj dhe bukur e cituar nga Al-Farabit :shoqëria qëndron bashkë me dashurinë, jeton me drejtësi dhe mbijeton me punën e ndershme ku shteti i themeluar me dashuri, vazhdon me drejtësi.
Albina Hyseni
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...