‘Keqpërdorimet’ me postet në UP: E privilegjuara Arbneshë Grabovci- Nixha me dy pozita
Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 26 March 2021
Arbneshë Grabovci – Nixha del të jetë profesoresha e privilegjuar e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina”.
Në të njëjtën kohë, ajo është kryesuese e Këshillit Drejtues në Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe anëtare e Këshillit të Fakultetit të Arteve në këtë universitet, shkruan Gazeta inFokus.
Të gjithë të tjerët u përjashtuan nga kjo e drejtë.
Aktorët që aplikuan për anëtarë të Këshillit të Fakultetit të Arteve që kishin edhe një pozitë tjetër në Qendrën Kinematografike të Kosovës, njësoj si edhe kolegia e tyre, Grabovci – Nixha u refuzuan.
Të paktën kështu ka thënë për Gazetën inFokus, aktorja Ilire Vinca e cila në kohën kur kishte konkurruar për t’u bërë pjesë e Këshillit të Fakultetit të Arteve i ishte thënë se nuk mund të aplikojë për shkak të pozitës së saj në QKK dhe se kjo do të ishte një konflikt interesi.
“Krejt pasojë e kësaj mund të jetë interpretimi i rregullave që janë të fakultetit, neve na takon vetëm me pyet për mos me ndodh ndonjë parregullsi, neve na orientojnë se si duhet të veprojmë për me kry obligimin tonë. Unë kam konkurruar për postin e anëtares të Këshillit Drejtues të Fakultetit të Arteve në kohën kur kanë qenë zgjedhjet po mandej një koleg më tha shiko se mos po të del problem pasi që ke dhe një pozitë tjetër në QKK, mandej unë i kam shkruajt sekretarit, dhe ai më tha më vjen keq por meqenëse je në QKK është konflikt interesi, nuk po e di krejt saktësisht se çka më ka thanë në atë kohë por mua më është kthyer përgjigja që nuk mund të jem pjesë e Këshillit, për shkak se isha edhe pjesë e QKK-së dhe unë natyrisht e kam respektuar këtë rregull’, ka deklaruar Vinca për inFokus.
Vinca ka komentuar edhe rastin e koleges së saj Grabovci – Nixha duke thënë se nuk e di çfarë ka ndodhur më tej.
“E për çka ka ndodh në vazhdim nuk e di me siguri edhe kolegia ime tjetër që tash është pjesë e ka pyet sekretarin njëjtë si unë dhe ai i ka thënë që bën, po supozoj se nuk e di çfarë ka ndodh përveç në rastin tim”, është shprehur ajo.
Çdo fakultet në Universitetin e Prishtinës e ka Këshillin e Fakultetit i cili përbëhet nga 30 anëtarë të tjerë përpos dekanit, prodekanit dhe sekretarit të Fakultetit.
Sipas statutit të Universitetit të Prishtinës, mandati i anëtarëve akademikë dhe jo akademikë të këshillit është katër vjet. Ndërsa mandati i anëtarëve nga radha e studentëve është një vit dhe mandati i tyre fillon më një 1 tetor.
Në listën me emrat dhe rezultatin e anëtareve dhe votave që kishin marrë të publikuar në faqen e UP-së figuron edhe emri i Grabovci- Nixha, e cila ishte zgjedhur anëtare me 41 vota si profesoreshë e rregullt.
Gazeta inFokus në lidhje me këtë ka provuar të kontaktojë edhe vetë Arbneshë Grabovci –Nixha mirëpo e njëjta nuk ka qenë e qasshme për disa ditë.
Ndërsa po ashtu Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me dekanin e Fakultetit të Arteve, Hazir Haziri i cili ka thënë se nuk e di nëse të kesh këto dy poste është në kundërshtim me ligjin apo jo.
Ndërsa për Arbneshë Grabovci –Nixha thotë se nuk është e përgjegjshme në detyrën që ka.
“Nuk e përcaktoj unë se a është e kundërligjshme apo jo këtë e përcaktojnë rregulloret e tjera, ligji i zyrtarëve të lartë publik, por e di që Arbnesha në tre – katër mbledhjet e fundit të Këshillit të Fakultetit të Arteve nuk ka qenë prezent. Ka mundësi që është tërheq por edhe mua më duhet ta thërrasë ta pyes”, ka deklaruar për inFokus Haziri.
E në faqen e Fakultetit të Arteve nuk është bërë publik fare ky këshill, i cili është i obligueshëm me statutin e UP-së.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit të Fakultetit
Të propozojë kandidatin për postin e dekanit për t’u miratuar nga Senati;
1.2. T’i japë këshilla dhe propozime Këshillit Drejtues dhe Senatit për të gjitha
çështjet që kanë të bëjnë me fakultetin, personelin e tij, strukturën dhe organizimin e
brendshëm;
1.3. T’i propozoj Senatit planprogramet dhe ndryshimet në planprograme, të japë
rekomandime në metoda të mësimdhënies, në fusha të studimeve shkencore apo të punës
artistike dhe për çështje të tjera akademike;
1.4. Të mbikëqyrë progresin e studentëve si dhe të kërkimeve shkencore apo të
krijimtarisë artistike në fakultet;
1.5. Të propozon numrin dhe të përcakton kushtet për regjistrim të studentëve të rinj, në
përputhje me udhëzimet e nxjerra nga Këshilli drejtues dhe Senati;
1.6. Të përcaktojë dhe zbatojë masat e duhura për sigurimin e cilësisë dhe për vlerësim
në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Senati;
1.7. Të hartojë raportet vjetore të punës për rektorin;ë
1.8. Të merret me çështje tjera që ndërlidhen me çështje akademike;
1.9. Të merret me çështje të tjera të cilat janë të përcaktuara me këtë Statut ose që
kërkohen nga Këshilli drejtues apo Senati./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të martën zhvillojnë ushtrime të përbashkëta
Policia e Kosovës, bashkë me mision e KFOR-it dhe atë të EULEX-it do të kryej...
-
Ka përfunduar takimi i Ambasadorëve të QUINT’it me Kurtin, s’jepen tjera detaje
Ambasadorët e shteteve të QUINT’it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kos...
-
Gjobë prej 200 eurove, 2 pikë negative dhe marrje e patentës, për shoferin që përdori telefon gjatë ngasjes
Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte ...
-
Burri që gőditi burrin në kokë pasi nuk pranoi të bënte marrdhënie dyshohet se janë dajë e nip
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë dhe po cilësohet si “Vrasj...
-
“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, flet peshkatari që gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lum
Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të...
-
Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 2...
-
Abdixhiku në 25 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte truri i lëvizjes për liri, vrasja e tij akt hakmarrjeje për triumfin tonë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e ...
-
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shkuarja në autolarje mund të jetë mjaft e shtrenjtë. Siç tregon raporti i Fo...
-
Gjyqtari në rastin e krerëve të UÇK-së: Deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 persona, duhet gjykim i drejtë dhe i shpejtë
Kryetari i trupit gjykues në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smit...
-
9-vjeçarja do varroset nga familja e të atit, asnjë gjurmë nga nëna dhe 2 fëmijët
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë...
-
IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me dekla...
-
Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët
Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërk...