Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët
Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 06 May 2024
Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërkimet për t’u rikthyer këtë mëngjes, qytetarët dhe banorët e zonës të mbështetur dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës, kanë kërkuar përgjatë gjithë natës për të gjetur trupin e nënës, Alma Arrazit dhe 2 fëmijëve të saj që dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna.
Qytetarëve ju janë vënë në dispozicion çdo mjet i nevojshëm për kërkimet gjatë natës në mënyrë që me varkat e tyre të gjenin në shtratin e lumit Buna trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë. Klan News raporton se kërkimet kanë vijuar kryesisht në zonën e Dajçit në afërsi të Darragjatit, aty ku u gjet edhe 9-vjeçarja.
Janë shtrirë gjithashtu në zonën e Anës së Malit e po ashtu në atë të Berdicës. Ndërkohë që sot polumbarët e RENEA-s së bashku me forcat e policisë kanë mbërritur sërish në këto vendngjarje për të rifilluar kërkimet për gjetjen e 3 trupave.
Ashtu siç u raportua dhe ditën e djeshme, dhuna psikologjike dhe fizike e ushtruar sistematikisht ndaj 39-vjeçares, Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, dyshohet se shtyu këta fundit të vetëmbyten duke u hedhur në ujërat e lumit Buna. Ishte një peshkatar i zonës që pikasi në ujërat e lumit trupin e pajetë të vajzës së madhe të famijes mbrëmjen së shtunës.
E mitura vetëm 9 vjeç nuk kishte shenja dhune në trup, por pavarësisht kësaj ka dyshime se së bashku me të ëmën, motrën dhe vëllain e saj janë dhunuar nga i ati i tyre, Ergys Arrazi, çka i ka shtyrë ata drejt aktit fatal. Ky i fundit tashmë është arrestuar nga policia, e cila informon se 31-vjeçari rezulton person i dënuar më parë për kultivim kanabisi dhe i proceduar për dhunë në familje.
Nga verifikimet e kryera, Alma Arrazi me 3 fëmijët e saj, para se të ndërmerrnin aktin e vetëvrasjes ka takuar kunatën e saj, bashkëshorten e vëllait të Ergys Arrazit, të cilës nuk i ka shprehur asnjë shqetësim apo dhënë indicie se do kryente këtë akt.
Të tjera
-
Arratisja e Sekiraqës, Hodaj: Do të verifikojmë nëse policia ka pasur informacione për ikjen e tij nga Kosova
I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekira...
-
Borrell: Besueshmëria e BE-së në rrezik, shkak mospërfillja e GJND-së nga Izraeli
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se blloku evropian ...
-
Si ndodhi plagosja e qytetarit në Zonën Ushtarake të FSK-së?
Hyrja është e ndaluar. Kjo pasi në këtë zonë të fshatit Babaj i Bokës në G...
-
Reagon avokati i Radoiçiqit: S’ka pasur negocim me KFOR-in, janë gënjeshtra të ndyta për ta njollosur
Raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, përkatësisht një pjesë të saj e ci...
-
Hedhen vaksina nga ajri për të parandaluar tërbimin e kafshëve të egra, Ministri Peci jep detaje
Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka shkruar në Facebook, të dielën për hedhj...
-
Gjatë javës pritet të arrihet koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë negociatat për krijimin e Qeverisë së re....
-
E pazakontë, tufa e ujqërve zbret në Dragash
Të shtunën një kope me ujqër është parë në fshatin Pllajnik të Dragashit. ...
-
Haziri: Qeveria Kurti bllokoi 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë
I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se janë hiç më pak se 1 miliardë e 200 mi...
-
Partitë politike flasin për zgjedhje të parakohshme, por ende nuk dihet nëse do të mbahen ato
E enjtja pritet të jetë vendimtare se a do të shkojë vendi në zgjedhje të par...
-
Vetura e Ibrahim Rugovës mund të shihet përsëri në rrugë
Kjo veturë me të cilën dikur lëvizte ish-presidenti Ibrahim Rugova, mund të f...
-
Osmani në 25 vjetorin e Masakrës së Tusuzit: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka përkujtuar viktmat e Masakrës Tusuz ...
-
Mbahet kuvendi zgjedhor në nëndegën e PDK-së në Finlandë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se...