Gazeta zvicerane: Popullsia e Kosovës po zvogëlohet, mediumi boshnjak: Pasojat e eksodit në Perëndim, vendi humbi 300,000 banorë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/05/b_240526015-600x3601-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 26 May 2024
Rezultati paraprak i regjistrimit të popullsisë së Kosovës iu ka bërë përshtypje edhe mediave boshnjake e zvicerane.
“Popullsia e Kosovës po zvogëlohet, tregojnë rezultatet paraprake”, është titulli i gazetës zvicerane, Le Matin. Ndërkaq mediumi boshnjak, Klix.ba, shkruan në titull: “Pasojat e eksodit në Perëndim: Kosova humbi 300,000 banorë në 20 vjet”, përcjell Gazeta Express.
Të premten ka përfunduar regjistrimi i parë kombëtar i popullsisë së Kosovës që nga viti 2011, njoftoi të shtunën Agjencia Kombëtare e Statistikave.
Popullsia e Kosovës ka rënë nga 1.8 në 1.5 milion njerëz në më shumë se një dekadë, sipas rezultateve preliminare të regjistrimit që përfundoi të premten, njoftoi të shtunën Agjencia Kombëtare e Statistikave (ASK), shkruan gazeta zvicerane.
Parashikimet fillestare tregojnë se Kosova ka më shumë se 1.5 milionë banorë, tha për gazetarët drejtori i ASK-së, Avni Kastrati. Shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë, por në veri të vendit serbët etnikë janë shumicë në katër komuna.
Tensioni është rritur kohët e fundit në vend midis dy komuniteteve, veçanërisht për shkak të zbatimit të një ligji të ri të diskutueshëm në shkurt, i cili e bëri euron mjetin e vetëm ligjor në Kosovë, duke ndaluar efektivisht dinarin serb. Lëvizja bëri që partia më e madhe serbe e Kosovës, Lista Serbe, të nxiste përkrahësit e saj që ta bojkotojnë regjistrimin.
Zyrtarët e regjistrimit thanë se nuk do të ishin në gjendje të konfirmonin një bojkot të mundshëm nga serbët, popullsia e të cilëve llogaritet në rreth 100,000, derisa të përpunoheshin të gjitha të dhënat e mbledhura. Megjithatë, ata nuk e përjashtuan këtë mundësi, sepse mbikëqyrësit serbë dhe regjistruesit përgjegjës për veriun dhanë dorëheqje një ditë pas fillimit të regjistrimit.
Klix, ndërkaq, shkruan se popullsia e Kosovës është zvogëluar ndjeshëm në dekadën e fundit, sipas rezultateve paraprake të regjistrimit kombëtar të vendit, megjithëse numri mund të jetë anuar nga bojkoti i pakicës serbe.
Regjistrimet janë çështje delikate në shumë vende të Ballkanit, ku rënia e lindjeve, migrimi masiv dhe tensionet etnike minojnë përpjekjet për të marrë të dhëna të sakta për popullsinë, shkruan mediumi boshnjak.
Eksodi masiv ndodhi për shkak të kërkimit të punës jashtë vendit, dhe popullsia shkoi kryesisht në vendet e Bashkimit Europian.
Shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë së Kosovës, por serbët janë shumicë në katër komuna në veri.
Në vitin 2011, numri i popullsisë ishte 1.8 milionë banorë, me 93% shqiptarë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_5-2.png)
Të tjera
-
“S’ka ushtar që fle mirë pas luftës” – Veteranët mbeten pa rehabilitim psiko-social
Një armë, pak fishekë, një shok pranë krahut. Në mes të vitit 1998, Bekim Sha...
-
Lajçak: S’po shkoj askund, jam i fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi dhe përgatitjen e hapave të ardhshëm
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak tha se nuk është a...
-
Raporti vjetor i DASH-it mbi trafikun e qenieve njerëzore, ku renditet Kosova
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenie...
-
Lajçak: Nuk po shkoj askund, jam i fokusuar në dialogun Kosovë – Serbi
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak tha se nuk është a...
-
LAJMI I FUNDIT: Vd es mjeku i njohur kosovar
Ka vdekur mjeku i njohur familjar nga Kosova, Bujar Ukmata. Lajmin për vde...
-
Vizita e Osmanit në Ulqin, Qeveria malazeze lëshon një njoftim: S’kemi çështje të hapura politike me Kosovën
Qeveria e Malit të Zi ka lëshuar sot një njoftim për vizitën që presidentja e...
-
Kosovarët mesazh spanjollëve: Spanjë njihe Kosovën si shtet, do ta fitosh një mik të vërtetë
Dy tifozë kosovarë e kanë vendosur Duseldorf një mbishkrim, në të cilin i kër...
-
Aktakuzë të pandehurit në Gjakovë që tentoi t’i vrịste tre persona
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur një aktakuzë kundër të pandehurit ...
-
Kurti dhe Vuçiq pajtohen që të takohen të mërkurën, BE njofton se çka pritet të ndodhë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do ...
-
Gjendje stabile pas reshjeve në Fushë Kosovë, qytetarët kërkojnë kompensim të dëmeve
Pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Fushë Kosovës gjendja në terren ë...
-
Propozohet që ish-Sekretari i MPJD-së të intervistohet nga Komisioni Hetimor
Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhën...
-
BQK: Në maj 232.94 milionë euro kredi të reja, depozitat e klientëve arritën në 6.07 miliardë
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për mu...