EKSKLUZIVE: Telekomi po hetohet për 14 marrëveshje të dyshimta që e shkatërruan kompaninë (DOKUMENT)
Autori: H. Smajli 12:44 | 16 October 2020
Telekomi i Kosovës është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit për 14 kontrata, Aneks kontarta, marrëveshje komerciale e memorandume të nënshkruara me kompani të ndryshme e që dyshohet që e quan në falimentim kompaninë publike.
Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin i cili tregon konkretisht se për cilat kontrata e anekskontrata dhe për cilat kompani bëhet fjalë.
Kontratat e Telekomit për të cilat Prokuroria ka nisur hetimet përveç me Z Mobile janë edhe kontrata me kompaninë CACTUS, me kompaninë Interadria, kontrata me Paykos e anekskontrata të tjera.
Në dokumentin e siguruar nga Infokusi janë të përmendura të gjitha marrëveshjet që sipas dokumentit në bazë të përformimit të kompanisë janë të dyshimta dhe të lidhura mbi baza korruptive, për interesa të individëve apo grupeve të caktuara që kanë dëmtuar kompaninë publike pasi që shumica e punëve që kryhen nga këta operator mund të kryhen edhe nga punëtorët e Telekomit.
Federata Sindikale ka kërkuar të zbardhen dyshimet se këto marrëveshje janë lidhur mbi afera korruptive.
Gazeta inFokus të martën raportoi ekskluzivisht se Policia e Krimeve Ekonomike ka nisur hetimet për ish shefin ekzekutiv të Telekomit, Bedri Istrefin për kontratën me operatorin privat nga Shqipëria “Advan Tech për shitjen e shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor.
Në vazhdim gjeni dokumentin i cili tregon se për cilat kontrata dhe anekskontrata të nëshkruara nga Telekomi, Prokuroria ka filluar hetimet./Gazeta InFokus/
Të tjera
-
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Tahiri: Qeveria duhet të jetë e mençur
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet rr...
-
Anëtarëve joprokurorë të KPK-së do t’u takojë paga e prokurorit të Krimeve të Rënda
Më 6 vota për, 3 abstenime dhe asnjë kundër Këshilli Prokurorial i Kosovës (K...
-
Gjilanasi gjobitet me 500 euro dhe i konfiskohet vetura për shkelje të rregullave të trafikut
Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri ...
-
Trἀgjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna
Pas shumë kërkimesh është gjetur edhe trupi i djalit 3-vjeçar i familjes Arra...
-
BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen me “rezultate në normalizim”
Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar një program në vlerë 6 miliardë eur...
-
Kryeministri Kurti: Krimet e Serbisë janë të dëshmuara dhe do të adresohen para drejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët që ranë 25 vjet më ...
-
Policia në Pejë sekuestron 40 motoçikleta
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “Motoçiklis...
-
Osmani flet në ngjarjen e MCC në prani të George W Bush: SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkua...
-
Aktivisti i Vetëvendosjes e djẻgë kartelën e anëtarësimit: Rashë viktimë dhe votova për Albin Kurtin
Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga qyteti i Mitrovicës, Arsim Musa, e k...
-
Ushtria turke trajnon ushtarët e FSK-së për përdorimin e automjeteve luftarake Vuran
Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me ushtrinë turke kanë realizuar t...
-
Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratave të punës
Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndë...
-
26 vjet nga rënia e heroit Bahri Fazliu
Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shq...