Lajme

Aktivisti i Vetëvendosjes e djẻgë kartelën e anëtarësimit: Rashë viktimë dhe votova për Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 07 May 2024

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga qyteti i Mitrovicës, Arsim Musa, e ka djegur kartelën e anëtarësisë në këtë subjekt politik.

Në një reagim, Musa ka thënë se është i dëshpëruar me qeverisjen Kurti, duke theksuar se e ndjen veten fajtor që sipas tij ka rënë “viktimë” duke e votuar Vetëvendosjen në zgjedhjet e fundit.

“Unë konsideroj se në krejt këta muaj të qeverisjes qytetarët me të drejtë janë ndier të injoruar dhe zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit”, theksohet në reagimin e Musës.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë pa ndërhyrje të Arsim Musës:

Vërtetë e ndiej vetën fajtor pse rash viktimë dhe u infektova ja dhash votën Albinit në zgjedhjet 2021,

Unë konsideroj se në krejt këta muaj të qeverisjes qytetarët me të drejtë janë ndjerë edhe të injoruar edhe të zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit,

Tani ai është në mandatin e fundit dhe nuk mund të përmirësohet, mund të dyshohet, mund të ndërrojë mendësinë edhe qasjen për çka unë konsideroj se vendi ka nevojë për Punësim,Arsim,Shëndetësi, Infrastruktur,Bujqësi etj.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera