3 skenarët e mundshëm për origjinën e variantit Omicron
Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 02 December 2021
Ndërsa varianti Omicron po përhapet me shpejtësi në mbarë botën, shkencëtaret kanë publikuar 3 skenarë të mundshëm për origjinën e variantit të ri, sipas “Science”
1) Varianti mund të ketë qarkulluar për një kohë të gjatë (ndoshta që nga viti 2020) mes një popullate me më pak mbikëqyrje epidemiologjike. Varianti nuk u kap nga “radari” i shkencëtarëve, dhe prandaj u përhap pa u vënë re.
2) Skenari i dytë është se Omicron e ka origjinën nga një pacient me HIV ose një mungesë tjetër imunologjike. Kjo pasi virusi mund të përsëritet për disa javë te njerëzit me sistem imunitar të dobët.
3) Varianti mund të ishte fshehur te një kafshë dhe më pas ka kaluar te njerëzit.
Komuniteti shkencor është i bindur se “Omicron” nuk ka ardhur nga asnjë nga variantet e mëparshme, si Alpha dhe Delta. Përkundrazi, duket se ka evoluar paralelisht me ta dhe në “errësirë”. Ai është aq i ndryshëm nga gjenomet e varianteve të tjera, saqë është shumë e vështirë të zbulosh nëse ka evoluar nga ndonjë variant i mëparshëm, sipas virologes Emma Hodcroft nga Universiteti i Bernës.
Me fjalë të tjera, varianti mund të jetë fshehur për një vit. Virologu kryesor gjerman Christian Drosten i Spitalit Universitar Charite në Berlin e konsideron skenarin e parë më të mundshëm.
“Omicron nuk evoluoi në vendin e Afrikës së Jugut ku bëhen shumë analiza gjenetike, por gjetkë në Afrikën e Jugut gjatë epidemisë së dimrit,” tha ai. Shkencëtarë të tjerë, si Andrew Rambo i Universitetit të Edinburgut në Skoci, nuk besojnë te mundësia që Omicron të ketë qëndruar i fshehur te një grup njerëzish për një kohë kaq të gjatë.
Prandaj, Rebo dhe të tjerët argumentojnë se “Omicron” ka shumë të ngjarë të jetë “krijuar” nga një pacient i infektuar me Covid, i cili në të njëjtën kohë kishte një sistem imunitar të dobët për shkak të ilaçeve që ka marrë , për shembull tek dikush i infektuar me HIV.
Megjithatë, Dosten beson se përvoja e deritanishme me infeksionet kronike nga gripi dhe viruse të tjera te pacientët me imunitet të kompromentuar nuk e mbështet këtë hipotezë për shfaqjen e “Omicron”.
Disa shkencëtarë të tjerë preferojnë skenarin e tretë: që Omicron ka kaluar nga kafshët te njerëzit. Sipas, Christian Andersen, profesor i imunologjisë dhe mikrobiologjisë në Institutin Kërkimor Scripps në Shtetet e Bashkuara, “gjenomi i Omicron është kaq i çuditshëm”, pasi ka një sërë mutacionesh, shumë prej të cilave nuk janë gjetur në asnjë variant të mëparshëm të koronavirusit./abcnews.al
Të tjera
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Në trembëdhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta të Nekibe Kelmendit, Presidentja ...
-
”Kjo quhet Krenari”, Edi Rama reagon pas barazimit të Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipë...
-
“FSHF mos bashkëpuno me një shtet gjenocidal” – Tifozët i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit të mos e organizojë evropianin për të rinj me Serbinë
Tifozët shqiptarë nga stadiumi ku Shqipëria u ndesh me Kroacinë i kanë dërgua...
-
IHMK: Në shkollat ku s’ka kondicioner e ujë të mjaftueshëm, orët të shkurtohen në 30 minuta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka propozuar që për shkak të temperatu...
-
Nëntë të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Podujevë
Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rru...
-
Osmani kujton Nekibe Kelmendin: Trashëgimia e saj vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në 13-vjetorin e ndar...
-
Gjasula e mban të gjallë shpresën shqiptare për kualifikim
Klaus Gjasula ka shënuar në minuta shtesë për të barazuar ndeshjen me Kroacin...
-
Ndeshje dramatike, Shqipëria barazon me Kroacinë
Shqipëria ka barazuar me rezultat 2 me 2 me Kroacinë. Klaus Gjasula ka qen...
-
Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit ...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Arbana Osmani, imazhi i ri i Prince Caffe Turke
Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në ...
-
Miratohet në Komision drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...