Sport

ZYRTARE: Shtyhet “Superclasico” Boca Juniors – River Plate

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 10 November 2018

Është vendosur që të shtyhet derbi më i madh në botën e futbollit.

River Plate – Boca Juniors ka qenë në plan të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Të gjithë tifozët e futbollit anë e mbanë botës e kanë pritur me padurim fillimin e takimit, mirëpo reshjet e mëdha të shiut e kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

-Advertisement-

“AS” shkruan se edhe zyrtarisht ndeshja do të shtyhet, dhe bën të ditur se nesër do të jetë dita kur do të luhet takimi.

Kujtojmë se këtë ndeshje mund ta ndiqni edhe në “SuperSport”, të cilët kanë siguruar të drejtën e transmetimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera