Sport

Emocionuese: Vajza u fut në fushë për ta përqafuar Toni Kroosin, fillojnë të qajnë të dy

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 25 May 2024

Skuadra e Real Madridit e mbylli sezonin 2023/24 në La Liga me një barazim në shtëpi ndaj Real Betis me rezultatin e bardhë 0:0.

Në minutën e 87’të, futbollisti gjerman, Toni Kroos u largua nga fusha dhe ishte një moment emocionues që do të mbetët në mendjen e secilit tifozë madrilen.

Kroos u largua nga fusha, kurse rrugës për në stol vajza e tij zbret në fushë për ta përqafuar.

-Advertisement-

Të dy fillojnë të qajnë nga emocionet, sepse kjo ishte ndeshja e fundit e mesfushorit gjerman me fanellën e Real Madridit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Kujtojmë që tani, Kroosit i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje me Real Madridin, atë të finales së Ligës së Kampionëve – dhe më pas me Gjermaninë në Euro 2024.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera