Sport

Liverpooli shumë afër futbollistit shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 26 May 2024

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda është afër transferimit tek skuadra e Liverpoolit nga Mainzi në Gjermani.

Kjo lëvizje, ekipit anglez pritet t’i kushtojë diku 22 milionë euro, raporton mediumi gjerman Bild.

Gruda ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2026, teksa këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tri asistime në Bundesliga.

-Advertisement-

Sipas BILD, përveç Liverpoolit, në Angli interesim për Grudën kanë shprehur edhe ekipe si Aston Villa dhe Newcastle, ndërsa ai ka ofertë edhe nga Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera