Sport

Shënoi golin e vetëm të Leverkusenit dhe fitoi Kupën e Gjermanisë, Granit Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 26 May 2024

Granit Xhaka ka fituar trofeun e dytë sezonal me Bayer Leverkusenin, qysh në sezonin e parë në Gjermani.

Pasi u shpall kampion i Bundesligës, ai mbrëmë fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, ku në finale mposhtën Kaiserslauternin, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Xhaka shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i sjellur Levrkusenit titullin e dytë sezonal.

Ylli kosovar fitoi edhe çmimin “Lojtari i ndeshjes” pasi shënoi golin e fitores.

-Advertisement-

31-vjeçari u bashkua me Leverkusenin në verën e kaluar, ku ishte futbollisti kyq në skuadrën e Xavi Alonsos, duke kontribuar me katër gola dhe dy asistime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera