Sport

ZYRTARE: Prezantohen përforcimet e para te skuadra e Llapit

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 01 June 2018

Bledar Hajdini dhe Fiton Hajdari prezantohen tek skuadra e Llapit, shkruan infokusi.

Llapi ka arritur marrëveshje me portierin Bledar Hajdini e sulmuesin e krahut të majtë Fiton Hajdarin, të cilët vijnë nga Trepça ’89.

Bledar Hajdini, 22 vjeç, i lindur më 19.06.1995 në Fürstenfeldbruck të Gjermanisë. Ish-portieri i Hysit, Prishtinës së fundmi Trepçës ’89 dhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës edhe zyrtarisht në edicionin e ardhshëm do mbroj në portën e Llapit.

-Advertisement-

LEXO EDHE:Pochettino i lumtur te Spurs, s’e përjashton kalimin te Reali

Në edicionin e kaluar, Hajdini pati paraqitje tejet të mira duke mbajtur plotë 18 herë portën e paprekur, ndërsa gjatë edicionit 2016/18 arriti të shpallej kampion me Trepçën ’89 ku edhe morri pjesë në garat e Ligës së Kampionëve.

Fiton Hajdari, 26 vjeç, i lindur më 19.09.1991 në Podujevë. Ish-futbollist i Hysit, Trepçës, e së fundmi Trepçës ’89 i rikthehet Llapit për herë të dytë pasi edhe në edicionin 2014/15 ishte pjesë e klubit në Ligën e Parë. Hajdari ka shënuar golin historik në Ligën e Kampionëve për Trepçën ’89. Pozitat e preferuara të Hajdarit ku ai luan janë sulmues i krahut të majtë si dhe mesfushor-sulmues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera