Sport

ZYRTARE: FSHF merr vendim për të ardhmen e Panuccit

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 28 November 2018

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka marrë vendim për të ardhmen e Christian Panuccit.
Federata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF), ka lëshuar komunikatë për media rreth të ardhmes së Christian Panucit.

Federata shqiptare ka bërë të ditur se trajneri italian do të qëndrojë deri në vitin 2020 në stolin e Kombëtares.

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit”, thuhet në komunikatën e FSHF-së.

-Advertisement-

“FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020”, shkruhet më tej në njoftimin e bërë nga Federata shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera