Zyrtare: Më 28 korrik do të bëhet testimi i stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 23 July 2018
Në konferencën e sotme për media, presidenti i FFK-së z. Agim Ademi, duke i përshëndetur mediat tha:
” Sot jemi në këtë konferencë për media të parën pa ish presidentin Vokrri dhe të ju them se sot është ditëlindja e tij, i cili nuk gjendet në mesin tonë dhe është ditëlindja e parë pa të dhe për këtë kemi bërë një përgatitje për ta shënuar ditëlindjen e tij. Do të zhvillohet një ndeshje në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku do të luajnë veteranët e Prishtinës dhe Llapit futbollist i të cilave ishte presidenti. Pas dite adhuruesit “Dardanët” kanë bërë një koreografi të veçantë për nderim të figurës së ish presidentit Fadil Vokrri prej orës 19.00″.
“Ndërkaq që sot ju kemi ftuar për të ju njoftuar edhe për ndeshjen e cila do të zhvillohet më 28 korrik në stadiumin e qytetit që tashmë e ka marrë emrin “Fadil Vokrri” në orën 20.00. Do të luajnë veteranët e Flamurtarit të Vlorës dhe veteranët e KF Prishtina, e këto ishin ndeshur edhe më herët. Qëllimi i kësaj ndeshje është për ta nderuar figurën e Fadil Vokrrit, por edhe për ta testuar stadiumin. Testimin do ta bëjnë inspektorët e UEFA-s. Testimi do të bëhet komplet duke filluar nga qasja e shikuesve, qasjet rrugore, lëvizja e njerëzve jashtë dhe brenda stadiumit. Sistemet e kontrollit dhe sigurisë, Infrastruktura sportive hapësirat e brendshme sportive dhe të tjera”
“Siç e thamë pjesëmarrës do të jenë FC Prishtina, FC Flamurtari Vlorë, dhe Estrada dhe politika do ta bëjnë një skuadër. Do të luhet me sistemi secili me secilin për të përmbushur kohën e plotë prej 90 minutave. Ndaj ftohen qytetarët që të vijnë në numër sa më të madh, do të kenë biletat gratis dhe të pranishëm do të jenë Inspektorët e UEFA-s të cilët do të bëjnë vlerësimin dhe do të japin leje për zhvillimin ndeshjeve për Ligën e Kombeve që fillojnë në shtator por dhe për ndeshjet e skuadrave tona që marrin pjesë në garat evropiane. Ndaj, kërkojmë përkrahjen e mediave dhe të qytetarëve që të jenë në numër sa më të madh. Nevojitet një numër mbi 3 mijë shikues për të arritur numrin e duhur për testim, ku do të ketë edhe ketering falas. Unë besoj shumë që më 28 korrik në stadiumin Fadil Vokrri do të jetë një numër i madh i adhruesve dhe do të kemi vlerlsim pozitiv. Kemi shtuar nagzhimet tona, njëjtë edhe Ministria dhe punëkryesi i cila ka zgjatur orarin dhe ka shtuar numrin e punëtorëve në mënyrë që më 28 korrik çdo gjë të jetë në nivelin e duhur dhe të kërkuar.”
Të tjera
-
Vdẹs pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi
Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin për vdek...
-
Hungaria, Kosovës: Pajtimi me Serbinë çelë rrugën e anëtarësimit në KiE
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shtet...
-
Kosova jashtë agjendës së KiE për anëtarësim, Hasani: Mundësi e humbur
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës sot në Stra...
-
Afrika e Jugut i bën thirrje GJND-së që të urdhërojë Izraelin t’i japë fund urgjentisht ofensivës në Rafah
Afrika e Jugut i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që të...
-
“Je gënjeshtar” – Dëshmitë në gjyqin ndaj Trump/ Avokatët e ish-Presidentit përplasen me dëshmitarin
Michael Cohen, ish-avokati i Donald Trump, pranoi në Gjykatë se ndër vite shp...
-
“Lojë hileqare e Albin Kurtit” – Zgjedhjet e parakohshme dhe KiE, opozita me kritika e akuza ndaj kryeministrit Kurti
Hapjen e temës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, opozita e konside...
-
Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën për KiE
Kreydiplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrj...
-
Analisti shqiptar për dështimin e Kosovës për anëtarësim në KiE: Besueshmëria e aleatëve tashmë është cenuar
Analisti shqiptar që vepron në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
-
Policia arreston personin që ishte arratisur nga burgu i Gjilanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur që ta arrestojnë një të dyshuar...
-
“Qeveria gjermane më në fund fitoi respektin e ekstremistit të Trump” – Eurodputeti gjerman ironizon me Richard Grenell
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka shpërndarë postimin e Richard Gr...
-
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, tha sot se Franca ...
-
Policia franceze vret një person që tentoi t’i vinte flakën një sinagoge
Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vint...