Lajme

Zogaj ironizon me Kurtin: Meqë u bë ministër i shëndetësisë, a do ta shohim atë duke veshur kaubojka

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 14 September 2022

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka ironizuar me kryeministrin Kurti, pasi ky i fundit është zgjedhur kryesues i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, raporton gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pasi Kurti është bërë ministër i shëndetësisë, a do ta thotë që tani ai do të vishet si ministri Latifi me kaubojka nëpër takime zyrtare.

“Tash, meqë Albini qenka bërë ministër i shëndetësisë, a i bjen që kemi me e pa atë duke veshur kaubojka nëpër takime zyrtare”, ka shkruar Zogaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera