Lajme

Clark sot në Kosovë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 23 June 2024

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, do të vizitojë sot Kosovën.

 Ai do të takohet në mëngjes me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun i cili do t’ia ndajë Clarkut dekoratën “Ibrahim Rugova”.

“(e diel), në orën 09:00, në Selinë Qendrore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës me bashkëpunëtorë pret në takim Gjeneral Wesley Clark. Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.”

-Advertisement-

Clark shërbeu si Komandant Suprem i Aleatëve në Europë i NATO-s nga viti 1997 deri në vitin 2000, duke komanduar Operacionin e Forcave Aleate gjatë luftës në Kosovë. Ai kaloi 34 vjet në ushtrinë amerikane, duke marrë shumë dekorata ushtarake, disa tituj nderi dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera