Zgjedhja e Macron, BE e SHBA marrin frymë lirisht: Shans i ri për Europën!
Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 25 April 2022
Liderët europianë morën frymë të lehtësuar pas fitores së Emmanul Macron, që mposhti në balotazhin e së djelës kandidaten e ekstremit të djathë, Marine Le Pen, e cila e kishte të mbushur platformën e saj me politika anti-BE.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte i pari që e uroi shefin e Elizesë, ndërsa i mëshoi idesë së sfidës së tyre të përbashkët tani për t`iu përgjigjur agresionit rus në Ukrainë. Presidenti amerikan Joe Biden po ashtu tha se e pret me padurim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, përfshirë këtu mbështetjen për Ukrainën.
Teksa Macron kërkoi të shfaqej si lojtar kyç diplomatik në mesin e luftës në këtë vend, Le Penit iu desh të përballej me akuzat për lidhje të ngushta me Kremlinin, që e dëhtmuan fushatën e saj. Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky e përshëndeti Macron duke e quajtur një “mik të vërtetë” , e urime mbërritën gjithashtu dhe nga kryeministri britanik, Boris Johnson.
Rizgjedhja e Emmanuel Macron duhet kuptuar edhe si një përgjigje e demokracisë ndaj sulmit të Rusisë kundër Europës dhe porosi për zhvillimin e mëtejshëm të projektit europian, mendon analisti Frank Hofmann. Në qershor rizgjidhet parlamenti francez.
Dhe rezultatet në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale para dy javësh – një e treta e votave për të djathtën ekstreme dhe rreth 20% të votave për populistin e majtë, Jean-Luc Mélenchon e bëjnë të qartë se francezët duan që diçka të ndryshojë me rrënjë, thotë ai. Ndjenja e zhgënjimit është e qartë, por tani manifestohet në kritikën ndaj demokracisë si e tërë, e ky është më shumë se një sinjal paralajmërimi, vazhdon Hoffman.
Rezultati zgjedhor në Francë është për këtë arsye një shans i dytë për Europën, mendon eksperti. Macron prej më shumë se pesë vjetësh ka kërkuar që Bashkimi Europian të stabilizohet si bllok i fuqishëm në botë mes dy fuqive SHBA dhe Kinës, me në qendër një element të fuqishëm gjermano-francez, e këtu, koalicioni aktual qeverisës në Berlin mund të reagojë me propozime konkrete në shumë drejtime të politikës që çojnë në një hap të madh drejt kthimit të Europës në një bashkësi të shteteve të bashkuara të saj.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend, temperaturat do të arrijnë në 36 gradë
Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipa...
-
Sekuestrohen 22 motoçikleta nga policia në Prizren
Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruat njëzet e dy motoçikleta më 21 qer...
-
ALARMANTE: Banorët e Pejës pa ujë për pije në temperatura mbi 35 gradë, kryeshefi i “Hidrodrinit” thotë se problemi mund të zgjasë 3 muaj
Qytetarët e Pejës në temperatura mbi 35 gradë celsius po përballen me redukti...
-
Serbi i akuzuar për kr*me lufte në Prizren nuk pranon fajësinë, seanca përcillet me tensione
Seanca gjyqësore ndaj serbit Millosh Pleskoviq është përcjellë me tensione të...
-
Mediat spanjolle: Daku mund të dënohet me përjashtim nga ndeshjet e Evropianit
Organizata ombrellë e futbollit evropian UEFA njoftoi të premten se ka nisur ...
-
Hoxha: Ndaj Kroacisë bëmë shumë, shpresojmë të fitojmë ndaj Spanjës
Me dëshirë dhe optimizëm për të marrë një fitore historike ndaj Spanjës së fr...
-
Punimet në avancim e sipër në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Ndërtimi i rrugës Mitrovicë-Prishtinë është në avancim, ku po punohet çdo dit...
-
Kosova partneri kryesor i Shqipërisë për eksportet në rajon, ndërsa Serbia në vend të parë për importet
Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, në muajin maj të këtij...
-
Mes kritikash, Komisioni për media miraton Projektligjin për KPM-në
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal...
-
AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e kolegut Fisnik Vejsa
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me dhimbje të madhe ka pranuar lajmin p...
-
Vuçiq kërkon mbështetje nga Macron për themelimin e Asociacionit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me...
-
Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës, theksohet kontributi që dha për Kosovën
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadoren e Mbre...