Zbulohet një tunel 43 metra nën një tempull të lashtë në Egjipt, mendohet të jetë varri i Kleopatrës
Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 08 November 2022
Një tunel i gdhendur nëpër shtresa shkëmbi është zbuluar nën tempullin e lashtë të Egjiptit Taposiris Magna, ose ‘varri i madh i Osiris’, i cili mendohet se mund të jetë varri i humbur prej kohësh i faraones së fundit të Egjiptit, Kleopatrës.
Tuneli, i cili duket si një ‘mrekulli gjeometrike’, shtrihet për më shumë se 43 metra poshtë tempullit, është rreth 6 metra i lartë dhe thuhet se i ngjan tunelit të Eupalinos në ishullin grek të Samosit, i cili nderohet si një nga inxhinierët më të rëndësishëm.
Arkeologia Kathleen Martinez e Universitetit të San Domingos ka qenë e bindur për më shumë se një dekadë se Kleopatra dhe i dashuri i saj Mark Antony u prehën brenda tempullit dhe është e sigurt që tuneli mund të jetë rruga drejt këtij zbulimi.
Martinez tha se ka mundësi që mbretëresha të varroset atje dhe nëse është e vërtetë, gjetja e eshtrave të faraones të fundit të Egjiptit do të ishte ‘zbulimi më i rëndësishëm i shekullit të 21-të.
Tempulli ndodhet pranë kryeqytetit të lashtë egjiptian të Aleksandrisë.
Ekipet që punonin në kantier gjetën një pjesë të tunelit që ishte zhytur nën ujin e Mesdheut, një numër enë qeramike u gjetën nën sedimentin e baltës, si dhe një bllok gëlqeror drejtkëndor . Gjithashtu Martinez zbuloi disa objekte të rëndësishme brenda tempullit, duke përfshirë monedha që mbanin imazhet dhe emrat e Mbretëreshës Kleopatra, Aleksandrit të Madh dhe një numër statujash me kokë të prerë, si dhe statuja të perëndeshës Isis.
Ekipi hulumtues beson se themeli i Tempullit Taposiris Magna mund të jetë gjithashtu nën ujë për shkak të të paktën 23 tërmeteve që goditën bregdetin egjiptian midis 320 pas Krishtit dhe 1303 pas Krishtit.
Të tjera
-
Dyshimet për parregullësi në gradimin e policëve, IPK krijon grup të veçantë hetimor
Pasi u raportua se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në...
-
VMRO dhe VLEN pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re
VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritu...
-
Vrἀsja e Roan Brahimit, partnerja e tij rrëfen momentet e ekzekutimit
Partnerja e Roan Brahimit, i cili u vra me armë zjarri në Athinë ditë më parë...
-
Gërvalla pas takimit me përfaqësuesit e CSU-së: Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, p...
-
Përurohet pllaka me emrin e Nënë Terezës në SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas t...
-
Kurti u përgjigjet atyre që e refuzuan për takim: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të tak...
-
Ramiz Lladrovci nga Gryka e Bunës: Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët
Gjatë fundjavës, Ramiz Lladrovci ka postuar pamje duke lundruar, me motobarkë...
-
Si tentoi gjykatësi Kryeziu ta joshte praktikanten 22-vjeçare për djalin e tij me blerje çantash
Një 22-vjeçare derisa po zhvillonte praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan...
-
Presidenti i Këshillit Evropian kërkon nga Izraeli të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka reaguar qeverisë izrael...
-
Përfundon periudha transitore për dinarin
Sot përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes...
-
Shqipëria pretendon se Rusia ia bombἀrdoi konsullatën në Ukrainë, interesohet për provat
Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatë...
-
SHBA: Izraeli ka gjasë që ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke përdorur armë amerikane
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten se ishte "e arsyeshme...