Zbardhen përgjimet: Policët thyen kamerën që i përgjonte
Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 10 April 2022
32 policët e arrestuar në Kukës, së bashku me Drejtorin e Kufirit dhe Migracionit, si pjesë e një rrjetit të gjerë të akuzuar për korrupsion në Shqipëri dhe Kosovë kanë dalë përpara gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë.
Ata janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme, nën masa të forta sigurie. Mësohet se mbrojtja ka kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e akteve në Gjykatën e Kukësit për caktimin e masave të sigurisë.
Ndërkohë, detaje te reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore. Falë përgjimeve të prokurorisë është zbardhur e gjithë skema e korrupsionit, e cila ishte shtrirë në të dyja anët e kufirit, në doganën e Morinës në Shqipëri dhe Kosovë.
Në bisedat e përgjuara, efektivët e kufirit përmendin herë pas here shumat e parave të përfituara për kontrabandimin e mallrave, si dhe favorizimin e trafikut të makinave. Madje, në disa raste, ata u kërkojnë qytetarëve të paguajnë.
Burimet e prokurorisë bëjnë me dije se pak dite përpara finalizimit të operacionit për arrestimin e tyre, policët e kufirit kishin pikasur njërën nga kamerat e përgjimit të vendosur pranë kondicionerit, të cilën e kishin thyer.
312 raste korrupsioni janë kryer nga 32 policë të doganës e Morënës në Kukës. Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës u ndaluan edhe 28 policë të pikës doganore Vërmicë, për të njëjtat akuzë.
Punonjësit e policisë në doganën që lidh Shqipërinë me Kosovën ndihmonin që të kalonin kufirin edhe persona me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e BE-së.
Ata merrnin shuma të mëdha parash dhe në këmbim i regjistronin fiktivisht në sistemin TIMS. Prokurorisë iu desh një hetim gati 1-vjeçar për të zbuluar korrupsionin e policëve. Ata arrinin të fitonin në total gati 8 mijë euro në ditë, të cilat më pas i ndanin mes tyre.
Të tjera
-
Përfundon periudha transitore për dinarin
Sot përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes...
-
Shqipëria pretendon se Rusia ia bombἀrdoi konsullatën në Ukrainë, interesohet për provat
Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatë...
-
SHBA: Izraeli ka gjasë që ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke përdorur armë amerikane
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten se ishte "e arsyeshme...
-
“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Prokuroria Themelore në P...
-
Qindra ukrainas detyrohen të ikin nga Kharkivi
Sulmet ruse në veri-lindje të Ukrainës kanë shkaktuar evakuimin e pothuajse 1...
-
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Do të mund të bëjmë politika më të mira
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë...
-
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ...
-
15 të vrἀrë në Rafah, në mesin e tyre katër fëmijë
Të paktën 15 persona u vranë në një sulm ajror dhe artilerie në Rafah, sipas ...
-
Edhe AAK refuzon ftesën e Kurtit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Lidhjes Demokratike në refu...
-
AAK akoma nuk ka vendosur nëse do të shkoj në darkën me opozitën që po e organizon kryeministri Kurti
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke shqyrtuar ftesën e bërë nga kryem...
-
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse ...
-
Shqipëria me strategji për rikthimin e shqiptarëve
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe INSTAT zbulojnë se në harkun k...