Lajme

A do të shkojnë në darkën e punës të thirrur nga Kurti, flasin nga PDK

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 11 May 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për ta pyetur nëse do të shkojnë në takim, por ajo ka thënë se nuk është në dijeni ende nëse ka ardhur një ftesë zyrtare nga Kurti apo jo.

“Nuk jam në dijeni nëse ka ardhë ftesa, por për çdo gjë mblidhet Kryesia e partisë dhe vendos”, ka thënë Musliu-Shoshi për Reporteri.net.

-Advertisement-

Reporteri.net ka tentuar të marrë  një përgjigje nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve.

Në letrën të cilën Kurti ia ka dërguar kreut të LDK-së të premten (10 maj), Lumir Abdixhiku, bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën më 13 maj në orën 18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera