Lajme

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 27 February 2023

Një burrë ka raportuar në Polici se një person tjetër ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk ka pësuar lëndime, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti thuhet të ketë ndodhur në rrugën “Hilmi Rakovica”, në Prishtinë, e ku njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur,  ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera