Sport

Vjen edhe një shkarkim në klubin e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 23 July 2018

Presidenti i ri i Milanit, Paolo Scaroni, pritet ta takojë sonte drejtorin sportiv, Massimiliano Mirabelli, për të diskutuar rreth kontratës së tij. Ky takim pritet të përfundojë me shkarkimin e Mirabellit.

Ish-shefi i kompanisë ENI ka marrë udhëheqjen e Milanit, pasi pronarët e rinj Elliot Management e përjashtuan presidentin e mëparshëm Yonghong Li.

Edhe përfaqësuesit e tjerë kinezë në bordin e udhëheqjes u përjashtuan për “shkaqe drejtësie”.

-Advertisement-

Mirabelli dhe Fassone i shpenzuan rreth 200 milionë euro verën e kaluar, por dështuan ta përmbushnin qëllimin e tyre, kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera