Lajme

Çka bisedoi Vjosa Osmani me këshilltarin e Joe Biden?

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 10 May 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjese në Konferencën e Mynihut, shkruan Gazeta Infokus.

Në Washtington, Osmani ka takuar këshilltarin kryesor të presidentit amerikan, Jake Sullivan.

Përmes një komunikate për media nga Presidenca kanë njoftuar se Osmani dhe Sullivan kanë biseduar lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas luftës që Rusia ka nisur në Ukrainë dhe me sfidat me të cilat po përballet rajoni.

-Advertisement-

“Ajo falënderoi administratën e presidentit Biden për rolin kyç në mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë në kontinentin tonë, e mbi të gjitha për përkrahjen e jashtëzakonshme që historikisht ia kanë dhënë Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në veçanti presidenti Biden”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera