Lajme

Lutfi Haziri: Kryeministri Kurti nuk po guxon ta dërgoj draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 18 May 2024

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri thotë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

“Një kryeministër që nuk guxon ta dërgojë vendimin e vet në Gjykatë Kushtetuese, nuk mund ta dërgojë, nuk guxon”, tha ai.

“S’po guxon një vendim të qeverisë ta dërgojë në Gjykatë, të ia besojë burrave dhe grave që janë niveli më i lartë i drejtësisë që lidhet me kushtetutën”, shtoi Haziri.

-Advertisement-

Ish-kryetari i Gjilanit, kështu u shpreh në një konferencë për media të cilën e mbajti në Zyrat e LDK-së në qytetin të cilin Haziri dikur e udhëhiqte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera