Lajme

Nisin punimet për zhbllokimin e rrugës Gjakovë-Klinë pas shembjes së dheut

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 18 May 2024

Mesditën e sotme kanë filluar punimet që të zhbllokohet rruga Gjakovë-Klinë, e cila ishte bllokuar në mesnatë shkaku i shembjes së dheut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë  se rruga është duke vazhduar të jetë e pakalueshme, ku në vendngjarje është edhe kompania që është duke e larguar dheun.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë  se janë duke bërë përpjekje që rruga të hapet sa më shpejt në qarkullim.

-Advertisement-

Durmishi ka thënë se nuk ndodhet në vendngjarje, por se është në kontakt me përgjegjësit.

Televizioni Tëvë1 ka publikuar video ku shihet se kanë nisur punimet për zhbllokimin e rrugës Gjakovë-Klinë pas shembjes së dheut.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera