Lajme

Deputetja e LDK-së: Kurti e Gërvalla fajtorë për dështimin në KiE

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 18 May 2024

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës janë kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla.

Sipas Kransiqit, Kurti e Gërvalla mundësuan ditë feste për Serbinë dhe për këtë arsye duhet të ndihen të turpëruar dhe të japinë dorëheqje.

“Kryministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla, janë fajtorë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE dhe mundësuan ditë feste për Serbinë.

-Advertisement-

Këta përfaqësues politikë sot duhet të ndihen të turpëruar dhe të japin dorëheqje, janë të paaftë dhe po shkaktojnë dëme të mëdha e të pariparueshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ajo në profilin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera